Forumi Rinor Islam në Shkup me rastin e muajit Ramazan vazhdon me realizimin e aktiviteteve nën moton “Ramazani, muaji i përkushtimit”.
Në hapësirat e restoranit FA-FA u shtrua iftar për shumë nxënës/e dhe studentë/e.
Këtë iftar e nderuan edhe mysafirë nga Republika e Turqisë. Të pranishëm ishin kryetarë dhe përfaqësues të komunave, drejtorë të shkollave të mesme, profesorë dhe rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Gjithashtu ishin edhe të gjithë pjesëmarrësit e projekteve që ka realizuar FRI këtë vit, bursistë, anëtarë e aktivistë.
Me një fjalë përshëndetëse sekretari gjeneral pranë FRI – së, Abdulhamid Mustafa iu uroi mirëseardhje dhe tregoi kalendarin e aktiviteteve që FRI do të realizon gjatë këtij muaji.
3 prill 2022, Shkup