Është viti i shtatë me radhë që Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë bashkorganizon iftar madhështor në sheshin e qytetit me Komunën e Kumanovës. Në këtë iftar ishin të pranishëm mbi 600 veta. Këtë përbërje e bënë anëtarët e anëtaret si dhe aktivistët e aktivistet e FRI-së në Kumanovë, intelektualë të profileve të ndryshme, përfaqësues të tri partive politike në vend, deputetë të zonës, si dhe përfaqësues shqiptarë dhe maqedonas nga Këshilli i Komunës së Kumanovës.
Mbrëmja nisi me thirrjen ezan në shesh, që lajmëroi nisjen për ngrënie. Pas darkës, moderatori bëri hapjen, ku përshëndeti të pranishmit dhe njoftoi se iftari i madh është fillesa e Netëve të kulturës islame që do të organizohen në shesh të qytetit edhe tri ditët në vijim. Më pas fjala iu dha Kryetarit të Degës së Forumit Rinor Islam në Kumanovë, z. Berat Limanit, i cili përshëndeti të pranishmit dhe foli për aktivitetet e FRI-së përgjatë ramazanit. Në cilësinë e përfaqësuesit të Komunës së Kumanovës, fjalë rasti pati z. Zhika Kërstevski. Ai përshëndeti këtë organizim dhe vuri në pah mirëqenien dhe bukurinë ndëretnike që bëhet në këtë qytet si rezultat i bashkëveprimeve të këtilla. Në përmbyllje, fjala iu dha edhe deputetit të zonës, z. Rexhail Ismailit.

936055_805950656105970_6640317892966863097_n
Iftari tradicional në sheshin e Kumanovës

995052_805950649439304_1314646873643192762_n
Iftari tradicional në sheshin e Kumanovës

10342804_805950626105973_3224101540387688989_n
Iftari tradicional në sheshin e Kumanovës

10462642_805950652772637_4825385936251466276_n
Iftari tradicional në sheshin e Kumanovës

10514513_805950672772635_3476967276128042923_n
Iftari tradicional në sheshin e Kumanovës

10561580_805950639439305_497800826091099630_n
Iftari tradicional në sheshin e Kumanovës

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam