Categories
Lajme FRI Lajmerime

Imam Yahya Hendi nga SHBA në vizitë të FRI-së

Në organizim të Forumit Rinor Islam u realizua vizitë dhe ligjeratë nga Imam Yahya Hendi mysafir nga SHBA.
Në info qendrën e FRI, në prani të një numëri të madh të aktivistëve dhe anëtarëve të këtij asociacioni rinor, profesori i nderuar pati rastin të ju drejtohet me disa fjalë, ku ndër të tjerat potencoi se, “të rinjtë janë ata të cilët udhëheqin procese të mëdha edukativo arsimore. Në shtetet multietnike, multikulturore dhe mulikonfesionale të rinjtë musliman duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me sjelljet dhe edukatën që e posedojnë, pasiqë janë shembull për rrethin dhe ambientin në të cilin veprojnë dhe jetojnë”.
Imam Yaya Hendi poashtu në këtë ligjëratë u ndalë edhe rreth të drejtës së femrës në Islam, ku ndër të tjerat përmendi disa shembuj të disa femrave në historinë e ndritur islame, dhe njëherit nuk e la pa përmendur edhe atë se “jam i kënaqur me punën që e bënë FRI në këtë sferë dhe kjo vërehet edhe sonte në këtë ligjëratë”. Imam Hendi, u ndalë në disa pika edhe rreth mëshirës që Islami e ka si fe dhe theksoi ne dhuna nuk ka vend në këtë fe, të paqes dhe mëshirës. Gjithkush që mundohet ta njollos këtë fe me atribute që nuk i përkasin asaj, nuk i përket kësaj feje të bukur”.
Pjesa e dytë e ligjëratës u fokusua në pyetje nga studentët dhe përgjigjet që u dhanë nga ana e ligjëruesit.
Imam Hendi, pati të rastin njoftohet edhe me aktivitetet dhe veprimtarinë që e realizon FRI, për një dekadë e gjysëm, i cili tha shumë fjalë miradije për punën që e bënë ky asociacion.
Nga FRI, ligjëruesit ju nda një dhuratë të cilën ja ndau sekretari gjeneral i FRI.

Imam Yahya Hendi nga SHBA në vizitë të FRI-së (2)
Imam Yahya Hendi nga SHBA në vizitë të FRI-së

Imam Yahya Hendi nga SHBA në vizitë të FRI-së

Imam Yahya Hendi nga SHBA në vizitë të FRI-së

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version