„Ne duhet t`i analizojmë problemet në formë autokritike, të veprojmë në formë preventive dhe të ndërmjetësojmë me dije”, tha të shtunën imami i xhamisë Wil-it, Bekim Alimi. “Dhuna është dëshiruar shpesh nga njerëzit e jo nga Islami apo Krishterimi.”
Bekim Alimi është një person i kërkuar, sidomos kur grupi terrorist IS filloi të shfaqet në titujt kryesor të gazetave ndërkombëtare, por edhe pas sulmit ndaj redaksisë satirike “Charlie Hebdo”.
Islami djep i dhunës dhe terrorizmit?
Alimi mohon një gjë të tillë në formë të prerë. Ai mundohet të bëjë një ndërlidhje midis kulturës, besimit, praktikimit të fesë si dhe pikëpamjeve të tjera. Ai është pjesëmarrës në në emisione televizive, nëpër gazeta dhe një prej ligjëruesve publik.
Të shtunën paradite ishte ligjërues në Shoqatën e rreshterëve të armatës Zvicerane, në Wolfertswil, të cilët kishin takimin e tyre të radhës dhe ku, si ligjërues mysafir, kishin ftuar imamin, i cili mbajti prezantimin e tij.
Terroristët kanë vetëm një fe, e ajo është terrorizmi
Nën çatinë e Islamit ka shumë nacionalitete dhe shumë tradita. Imami i Wilit nuk e sheh veten si ambasador i ndonjërit nga shtetet sikur Irani apo Arabia Saudite apo edhe Siria.
“Unë mundohem të prezantoj Islamin dhe preokupohem me muslimanët e Ballkanit dhe të Turqisë, të cilët jetojnë në Zvicër. Problemet për të cilët flasim, nuk kanë filluar me ardhjen e gjeneratës së parë në Zvicër, por me tërheqjen e familjeve të tyre në Zvicër dhe me plasjen e luftërave ne Ballkan.”
Alimi foli, gjithashtu, edhe disa shkaqe që i sollën këta probleme, duke filluar nga politika e ish-Jugosllavisë, ardhja e etërve (baballarëve) në Zvicër (diasporë) dhe vetmia e tyre, nënat dhe tendenca e tyre për edukatën e fëmijëve në kushte të rënda dhe pa burrat e tyre, tërheqja e familjes në Zvicër dhe paraqitja e krizës financiare, paraqitja e konfliktit mes gjeneratës së parë dhe të dytës, si dhe krijimi i një jete me dy standarde (shoqëri paralele) në brendësi të familjes. Ajo që e keqëson situatën ende me tepër është se ndihmë nga jashtë, nga principi, nuk kërkohet.
Këto probleme shkaktojnë largimin e rinjve muslimanë nga familjet, pa mos e rregulluar ardhmërinë e tyre. Ata bien në rrugë të gabuara, gjejnë shokë të gabuar, bien në borxhe të shumta dhe nuk kanë përkrahje familjare.
Shumica e tyre i kthehen narkomanisë apo mjeteve të varshmërisë, disa i drejtohen fesë, duke e parë atë si zgjidhje, ndërkohë që disa të tjerë gjejnë veten dhe e rregullojnë jetën e tyre në forma të tjera.
Bekim Alimi ka potencuar se fesë, shpesh, i atribuohen vepra ose dukuri, të cilat ajo nuk i pranon. Ai potencon se nëse ka martesë të dhunshme tek muslimanët apo vrasje të ndryshme, atëherë nuk është nga Feja islame por nga traditat apo kulturat e ndryshme të muslimanëve.
Rreziku i interpretimit
Sipas Kuranit, vrasja e një njeriut është e barabartë me vrasjen e tërë njerëzimit, kurse në një hadith të Pejgamberit të Islamit, thuhet se “kush e vret një dhimmij (jomusliman), i cili jeton në shtetin islam, dhe pasi që atij i është garantuar jeta, ai nuk ka për të hyrë në Xhennet, madje s’ka për ta nuhatur as erën e tij, era e të cilit nuhatet 40 vjet para se të arrihet aty”.
Kurani ndalon vrasjen e robërve të luftës dhe kidnapimin e aeroplanëve të mbushur me pasagjerë civil. Të lexosh Kuranin është një gjë, kurse të interpretosh atë është diçka tjetër, gjë e cila duhet t’u lihet në dorë atyre që janë kompetentë.
Rreziku i keqinterpretimit është i madh dhe mund të ketë pasoja të madha. Imami solli edhe elemente lidhëse midis krishterimit dhe islamit dhe potencoi se të dyja janë nga fetë e shpallura dhe se prejardhjen e kanë nga lindja.
Ai thirret në atë që edhe muslimanët duhet ta theksojnë vetëkritikën dhe të gjykojnë dhunën dhe radikalizmin. Kurse të krishterëve iu tha se në Bibël shkruan se duhet t`a duan tjetrit sikur veten, ndërkohë që Islami, në botë dhe në Zvicër, është religjioni i dytë për nga numri, çka do të thotë se “tjetri” jemi ne, apo jo?
(Artikulli është botuar në gazetën zvicerane “Gazeta e Wil-it”, 23 shkurt 2015)
Përgatiti: Andrea Häusler
(Islampress)
EDITOR
10 years ago
previous article
Malajzia themelon një fond global të zeqatit për të varfërit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago