Këshilli i Bankës Popullore në seancën e sotme e pranoi Informacionin për zgjidhjen ideore të bankënotave të reja prej 200 dhe 2000 denarësh dhe i obligoi shërbimet profesionale që ti marrin të gjitha masat e nevojshme për shtypjen e tyre.
Motiv bartës në pjesën e përparme të zgjidhjes ideore dhe grafike të bankënotave prej 200 denarësh është reliefi me përfaqësim të psalmit 41 të Davudit nga Dhiata e Vjetër çka i bie ikonave të njohura nga Vinica, njëra prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike në Republikën e Maqedonisë.
Në të njëjtën anë, në pjesën qendrore majtas lartë është treguar një fibul e bronztë e fillimit të shek. VII e cila është zbuluar në rrethinën e Prilepit. Në pjesën e pasme të kësaj bankënote është paraqitur një element arkitekturor nga fasada hyrëse e ‘ Xhamisë së larmë” në Tetovë, njëra prej shenjave më atraktive nga periudha e perandorisë osmane në Republikën e Maqedonisë, e plotësuar me elemente florale të marra nga dekorimi i plloçës së mermerit nga “ Isak Xhamia” në Manastir, e ndërtuar në fillim të shek.XVI, transmeton Zhurnal.mk.
Motiv bartës tek pjesa e përparme e bankënotës prej 2000 denarëve përfaqëson rrobat tradicionale të gruas maqedonase nga regjioni i Prilepit, si refleksion i pasurisë së folklorit. Në të njëjtën anë, në pjesën qendrore majtas është përfaqësuar një gotë prej afioni e cila është zbuluar në Lumin e Thatë, në Gjevgjeli. Kur bëhet fjalë për pjesën e pasme të bankënotës, në të është treguar një dekorim i pjesës së brendshme të pjatës së arit, e cila e ka prejardhjen prej shek.XVI dhe në të cilën pjesë qendrore gjenden dy pauna afrontik, të mbuluar me dekorim floral.
Categories