Një perëndim dielli dhe dunat janë dy ndër imazhet më mahnitëse të marra nga misioni në terren i NASA-s, “Spirit” dhe “Mars Reconnaissacne Orbiter” dhe të bëra publike nga Agjencia Amerikane e Hapësirës.
Imazhet janë marrë që të gjitha në hemisferën jugore të “Planetit të Kuq”. Dunat e rërës, të formuara nga erërat e fuqishme janë thuajse identike me dunat në planetin tonë, ndërsa në zonën e quajtur Cerberus Fossae shihet qartë gjurmët e një vullkani të shpërthyer ndoshta miliona vite më parë dhe që ka lënë pas rrugëtimin e llavës.
Gjurmët e robotit të NASA-s, Rover në zonë e quajtur Krateri Gale
/ Top Channel
Categories