Categories
Lajme

Inciativë për riorganizim të shqiptarëve në Norvegji!

Me iniciativën e disa aktivistëve(Daut Haxhaj,Nufri Leka etj) në Oslo të Norvegjisë në lokalet e shoqatës”Besa”u mabjt një takim me përfaqesuesit e shoqatava dhe asocacioneve te ndryshme shqiptare të Norvegjisë,pjesëmarrës ishin edhe keshilltarët e Minsitrit te Diasporës Ibrahim Makollit,z.Adem Zhitopotoku dhe z. Xhevat Isufi ,Abdilj-Baki Ademi nga Danimarka dhe Fexhri Asipi nga Organizata e Veteranëve të Luftës te UCK-së me banim në Danimarkë.
Këtë iniciativë z.Daut Haxhaj e arsyetoi duke marr parasysh pasivitetin ne krahasim me kohën e paraluftës,por edhe nevojën e ndryshimeve pas shaplljes se pavarsisë së Kosovës dhe krijimit te Ministrisë së Diasporës .Propozim dokumentin epropzuar nga Daut Haxhaj  po e botojmë të plotë
Propozim DOKUMENT
Qendra Kombëtare Shqiptare në Norvegji, në tekstin e mëposhtëm QKSHN, është organizatë e cila merret me çështjet politiko-kulturor organizative të shqiptarëve në Norvegji.
Qëllimi i QKSHN-së është ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar dhe lidhshmëria e tyre me institucionet e vendeve prej nga vijnë.
QKSHN-ja bashkëpunon në vijën institucionale me ministritë dhe drejtoritë përkatëse në vendlindje, si dhe me institucionet norvegjeze.
QKSHN-ja përbëhet nga përfaqësues të shoqatave kulturore, organizatave politike dhe studentore, klubeve sportive dhe përfaqësues të medieve shqiptare që veprojnë në Norvegji.
QKSHN-ja do të koordinojë punët organizative në Norvegji, do të bashkëpunojë me organet qendrore të Norvegjisë, me ambasadat dhe Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës, pastaj me zyrtarët e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe me përfaqësuesit qamë.
QKSHN-ja do të punojë në ngritjen e cilësisë organizative të shqiptarëve në Norvegji, faktorizimin dhe integrimin e komunitetit në shtetin norvegjez, ngritjen e cilësisë së mësimit plotësues për fëmijët shqiptarë, rritjen e bashkëpunimit mes qeverisë norvegjeze dhe qeverive respektive të vendeve shqiptare, në fushën e vazhdimit të ndihmave, turizmit dhe të bashkëpunimit reciprok mes vendeve.
Përfaqësimi:

Në QKSHN do të përfaqësohen të gjitha shoqatat, organizatat dhe veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare me banim në Norvegji.
QKSHN-ja do të udhëhiqet nga një Këshill Drejtues me një Koordinator si dhe me një Zëdhënës.
QKSHN-ja do të ketë dhe Komisionin Zgjedhor me Kryesi dhe Kryetar, i cili e ka për detyrë organizimin e Kuvendeve të Punës dhe Kuvendit Zgjedhor, si dhe Komisionin Nominues, i cili do të merret me kandidaturat e mundshme për Koordinator dhe Zëdhënës.
Metoda e Punës:

QKSHN-ja do të ketë në kuadër të Këshillit Drejtues të ndarë në Sektor të ndryshëm pune, si;
Sektori Politik – i cili e ka për detyrë bashkëpunimin mes QKSHN-së dhe të institucioneve tona, si dhe institucioneve norvegjeze, pritje dhe përcjellje të delegacioneve, aranzhimin e takimeve sipas nevojës, organizimin e tubimeve informative, debate publike etj.
Sektori i Arsimit – bashkëpunim ndërmjet ministrive përkatëse në qeveritë tona, si dhe bashkëpunim me drejtoritë dhe Ministrinë e Arsimin të Norvegjisë, për çështjen e ngritjes së nivelit në mësim plotësues.
Sektori për Kulturë, Rini dhe Sport – merret me bashkëpunimin ndërmjet shoqatave me qëllim të ngritjes së nivelit të organizimeve kulturore, festave kombëtare dhe shtetërore, evenimenteve sportive etj.
Sektori për Financim – do të punojë në sigurimin e mjeteve të nevojshme për funksionimin e QKSHN-së, si donatorët, organet norvegjeze etj.
Përfundon Projekt Dokumenti
Ky projekt dokument u përkrah me disa vrejtje te vogëla nga te gjithë keta përfaqesues pjesëmarrës
Shoqata “Lirija” ne Kristiansand, Qendra fetare ne Kristiansand, Fondi humanitar “Albanur”Halden,Shoqata “Besa”, Shoqata studentore dhe ajo e rinisë në Norvegji, Shoqata “Rilindja”-Oslo, Radio Rilindja, , Qendra Fetare ne Oslo, aktivistë të dalluar si z. Nufri Lekaj, Osmon Haxhimemedi, Daut Haxhaj,Nuhi Demiri,Xheladin Kika, kurse për arsye objektive përfaqësues të Shkollës Shqipe Naim Frashëri dhe asaj të Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji mungonin sepse ishin të zënë në objektin e ri të tyre të cilin e kan në ndërtim
Keshilltarët e Minsitrit te cilët ishin të ftuar në këtë takim e mirëpriten ketë iniciativë duke u sqaruar ne lidhje me statusin dhe kompetecat që duhet te ketë një Shoqatë për të fituar legjimitetin nga Qeveria e Kosovës në bashkpunim me Qeverinë norvegjeze qka mbet qe ne lidhje me kete te kordinohën punimet deri ne vjeshtë
Të gjithë të pranishmit u dakorduan që të zgjidhet një koordinator i cili do të merr për detyrë informimin e te gjitha organizatave shqiptare ne te gjitha regjionet e Norvegjisë për këtë iniciativë dhe për pjesëmarrjen ne takimin e radhës dhe i cili do te punojë me grupet punuese(ata që sot ishin pjesëmarrës) intenzivisht deri në takimin e radhës në vjeshtë të këtij viti.
Propozim dokumenti i cili u pranua unanimisht nga te gjtihë të pranishmit , koordinator u emërua z. Metush Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version