Zvonimir Boban sulmon policin jugosllav
Brohoritja e futbollistit kroat Josip Shimuniç “Za dom spremni” me rastin e kualifikimit të Kroacisë në botërorin 2014 në Brazil, si dhe titulli atraktiv i kolegut tonë Reshat Ibrahimi “Zagrebi gëzohet, Beogradi nga ‘ustashët’ frikohet”, te shumë lexues pak më të moshuar ka kthyer kujtimin për shumë incidente sportive në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, që në njëfarë mënyrë paralajmëruan shpërbërjen e Jugosllavisë.
Ndërkaq incidenti më i njohur i kësaj periudhe ishte sulmi i futbollistit legjendar kroat Zvonimir Boban ndaj policit jugosllave, në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, që u luajt më 13 maj të vitit 1990.
Në momentin kur policia jugosllave u vendos në anën e huliganëve serbë gjatë përplasjes së tyre me tifozët e Dinamos “Bad Blue Boys”, Boban pa asnjë hamendje për pasojat e mundshme për karrierën e tij, u vendos në anën e bashkëkombësve të vetë.
Ndryshe titulli i gazetës “Lajm” ka tërhequr edhe vëmendjen e disa mediave kroate që e kanë transmetuar të përkthyer: “Zagreb se raduje, Beograd od ‘ustasha’ strahuje”.
Pa marrë parasysh disa deklarata të papërgjegjshme që dëgjohen kohën e fundit, duhet sqaruar se kroatët dhe “ustashët” asnjëherë nuk kanë qenë kundër shqiptarëve e as nuk kanë vrarë shqiptarët.
admin
11 years ago
previous article
Skandal në kampionatin brazilian: Kamera e kap momentin e rregullimit të ndeshjes (VIDEO)
next article
Ja si mund ta mposhtni druajtjen
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago