Categories
Lajme

Indiani qe hapi rrugen i vetem

Dashrath Manxhihi, apo siç njihet ndryshe nga banorët vendas “Burri i malit”, është një qytetar indian i varfër dhe jeton në një fshat të Indisë. E shoqja e tij u sëmur rëndë dhe për shkak se qendra më e afërt shëndetësore ishte 70 km, ambulanca nuk mbërriti në kohë. Kështu, e shoqja i ndërroi jetë në duart e tij.
Ai vendosi të shkojë tek autoritetet lokale dhe tu kërkojë të hapin një rrugë të re përmes malit shkëmbor, në vend të rrugës aktuale tepër të gjatë dhe gjithë kthesa, e cila i bie malit rrotull e rrotull. Askush tjetër nuk duhej të vuante atë që vuajti ai me të shoqen. Por autoritetet vendase e injoruan kërkesën e tij.
I zhgënjyer nga kjo, fshatari indian merr një vendim të rëndësishëm: Do ta hap vetë rrugën, me kazmë dhe mjete rrethanore të tjera. Të gjithë njerëzit filluan të tallen dhe ta akuzojnë si të çmendur. Por Dashrath nuk ua vuri veshin. Ai filloi punimet dhe për 22 vite pune (1960-1982) e çau malin shkëmbor.
Janë 110 metra gjatësi, nëntë gjerësi dhe tetë metra lartësi, të hapura nga krahët e thatë të Dashrath. Nga 70 km, rruga u shkurtua në 7 km. Komuna përkatëse e nderoi me çmim fshatarin Dashrath, i cili ndërroi jetë në vitin 2007. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version