Takohen myftiu i Sanxhakut, Kroacisë dhe i Sllovenisë për nismën e “Iniciativës për Myftininë Evropiane”

Presidentët e Meshihateve të Kroaci, Sllovenisë dhe Serbisë, myftiu Dr. Aziz Hasanoviq , Myftiu Dr. Nexhat Grabus dhe kryemyftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq u takuan në Zagreb më datën 3 tetor 2013.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan çështje të rëndësishme për veprim të Bashkësive Islame të këtyre vendeve, transmeton sandzakpress.

Temë kryesore e diskutimit ishin ndryshimet kushtetuese në BeH. Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan se me ndryshimet kushtetuese është e nevojshme të ruhet dhe të rritet uniteti e funksionaliteti i BI, si dhe të arrihet shkalla më e lartë e lirisë, autonomisë dhe zhvillimit të Bashkësisë Islame. Duke marrë parasysh situatën e muslimanëve në Evropë, pjesëmarrësit e takimit ranë dakord mbi nevojën e domosdoshme për fillimin e nismës për krijimin e një myftinie evropiane. Konkluzat e përgjithshme nga ky takimi do t’i paraqiten Reis-ul-Ulemasë së BeH-së, mr.Husein ef. Kavazanoviq në një takim që do të mbahet në të ardhmen e afërt.

Duke vlerësuar takimin si shumë të dobishëm dhe efektiv, pjesëmarrësit në takim ranë dakord që takimet e tilla të mbahen në mënyrë periodike, dhe se takimi i ardhshëm do të jetë në Pazarin e Ri (Novi Pazar)./igj/