I pari Institut për femra për mësimin e Kur’anit përmendësh është planifikuar të hapet në rajonin Rhône-Alpes në Francë.
Shoqata Kopshtet e Diturisë në Lyon ka themeluar institutin me emrin Instituti Kur’anor Rhône-Alpes (ICRA), kështu shkruan në faqen e internetit lesjardinsdusavoir.
Është planifikuar themelimi i Qendrës Kur’anore, pas kryerjes së një sondazhi në të cilin shumica e femrave muslimane të rajonit thanë se ato do të preferojnë të mësojnë Kur’anin në një institut të veçantë për femra.
Shoqata Kopshtet e Diturisë tha se instituti do të hapet zyrtarisht në fillim të vitit 2015, kurse objekti i Institutit është blerë dhe është i gatshëm.
Shoqata Kopshtet e Diturisë u ka bërë thirrje myslimanëve francezë për të dhënë donacione financiare dhe dhuratë kopje të Kur’anit të Shenjtë për Institutin Kur’anor.
Franca është shtëpia e pakicës më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore. Rreth 6 milionë muslimanë vlerësohet se jetojnë në Francë .
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
Qyteti i së ardhmes në ujë (Foto)
next article
Anëtarësimi i Turqisë nuk do ta ngarkonte BE-në
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago