Me këtë titull e fillon rrëfimin magazina më e madhe evropiane, “Der Spiegel” në lidhje me zbulimet e fundit në arkitekturën e disa prej xhamive në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe Turqi.
Deri më sot, shumë nga dizajnet brenda xhamive janë dukur si punime normale dhe mbase si punime që nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Por, kjo tezë mund të vlente deri para 30 vjetësh, kur matematicienti britanik, Roger Penros (1974), zbuloi disa dizajne të ndryshme me fraktale dhe nga dega e quasi-kristaleve, informon Almakos. Ky zbulim ua lehtësoi dy studiuesve nga Havardi, Peter Lu dhe Paul Steinhardt, që të shohin se punimet në disa xhami të ndërtuara gjatë civilizimit Islam dhe Osman, të kishin të njejtat punime si zbulimet e vetëm para 30-vjetëve.
Më poshtë keni një video nga univerziteti i Havardit për këto objekte kulti dhe njëkohësisht disa foto nga këto dizajne, ku tregohet sesa e vështire është ajo “shkarravitje” që ndodhet në këto ndërtime. Xhamia më e afert me këto cilësi ndodhet në Bursa të Turqisë, e quajtur Xhamia e Gjelbërt(1421). 
Fotografitë dhe videon e studimit në fjalë i keni më poshtë:
Darb-i-Imam-Schrein aus Isfahan (Iran): Das Muster in dem 1453 entstandenen...
Ornament im Innern der Sultanloge in der Grünen Moschee Bursa (Türkei): Auch...
Ornamentbaukasten: Zehneck, Fünfeck, Sechseck, Rhombus und eine Figur, die an...
Ornament des Darb-i-Imam-Schreins aus Isfahan (Iran): Der Physiker Lu hat ein...
Penrose-Parkett: Das nach dem Mathematiker  Roger Penrose benannte Muster wird...
Seljuk Mama Hatun Mausoleum in Tercan (Türkei): Auch in diesem vermutlich um...