Categories
Lajme

Iraku zbulon një plan ambicioz energjetik me vlerë 6.000 miliardë dollarë

Iraku zbuloi të mërkurën një plan ambicioz energjetik, nga i cili pritet të përfitojë rreth 6.000 miliardë dollarë deri në vitin 2030, kjo falë të ardhurave prej naftës dhe gazit.

 
“Strategjia kombëtare energjetike synon të plotësojë nevojat energjetike të vendit, të rrisë të ardhurat, të inkurajojë diversifikimin në ekonomi, të përmirësojë kushtet e jetesës dhe të krijojë vende të reja pune”, deklaroi Thamir Ghadhban, ish-ministri i Naftës dhe këshilltar pranë kryeministrit irakian Nouri al-Maliki.
Bagdadi synon rritjen e prodhimit të naftës deri në 4,5 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2014, në krahasim me shifrën aktuale të 3,4 milionë fuçive. Synohet dyfishimi i kësaj shifre deri në vitin 2020.
Në vitin 2022, vendi shpreson të mbulojë kërkesën kombëtare energjetike duke pritur të ardhura prej 6.000 miliardë dollarësh deri në vitin 2030, 85 për qind e të cilave do të vijnë nga eksporti i naftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version