Ish ministri i brendshëm egjiptian Habib al-Adly, i cili u rrëzua pas përmbysjes së diktatorit Husni Mubarak, tha se Egjipti duhet ta bllokoj Gazan, jo vetëm duke mos e furnizuar me karburante, por edhe me ujë.
Sugjerimi erdhi gjatë një bisede midis sh-ministrit, i cili është aktualisht në burg mbi akuza të ndryshme, dhe një mjeku të tij. Biseda e tij vërtetohet në një audio incizim të rrjedhur i cili u publikua nga një e përditshme egjiptiane.
Al-Adly, Ministri i fundit i brenshëm i Husni Mubarakut, akuzoi presidentin Muhamed Mursi i cili dërgonte 50 për qind të prodhimit të karburanteve të Egjiptit për në Rripin e Gazës, pasi në vend kishte krizë të karburanteve.
“Problemi është zgjidhur tani, sepse furnizimi me naftë dhe benzinë në Gaza ka ndalur,” thuhet në incizimin e tij.
Al-Adly, i cili, sipas gazetës, ishte duke folur nga spitali i burgut Tora, tha se nëse do ta kishte në dorë, do t’ia ndalonte banorëve të Gazas edhe ujin. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Përkitazi me kohët e namazeve dhe agjërimin në vendet e poleve
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago