Categories
Lajme

Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

Republika e Irlandës është e lidhur ngushtë me Kishën Katolike Romake, por feja më rritjen më të shpejtë në Irlandë është Islami – me  një normë të tillë të shpejtë të rritjes së myslimanëve, rreth vitit 2043 parashikohet se Islami  do të bëhet feja e dytë, duke zëvendësuar protestantizmin.
Zyra e Statistikave Qendrore e Irlandës ka raportuar se midis viteve 1991 dhe 2011, përqindja e banorëve irlandez të cilët janë musliman është rritur nga 0.1 për qind në 1 për qind (që do të thotë për rreth 49.000 banorë.  Deri në vitin 2020, popullsia muslimane e Irlandës do të dyfishohet. Rritja i atribuohet emigracionit dhe të rritjes së popullsisë.  Rritja e dytë për nga besimi në Irlandë është Krishtërimi Orthodhoks, kryesisht për shkak të emigracionit nga Evropa Lindore.
Statistikat e regjistrimit të popullsisë po ashtu tregojnë se 84 për qind e popullsisë irlandeze identifikohen si katolik, nga 91.6 për qind në vitin 1991. Për më tepër, vetëm rreth një e treta (34 përqind) e katolikëve në Irlandë rregullisht marrin pjesë në meshën. Protestantët tani përbëjnë vetëm 5 për qind të popullsisë. Një pjesë e zvogëlimit apo pakësimit të të krishterëve në Irlandë mund t’i atribuohet rritjes dramatike të numrit të njerëzve që pretendojnë se nuk besojnë në asnjë fe, duke u rritur me 400 për qind në mes të viteve 1991 dhe 2011 për pothuajse 280,000 banorë.
Ndërsa numri i tyre rritet, muslimanët në Irlandë kanë nisur projekte për të ndërtuar më shumë xhami, duke përfshirë një xhami të re e cila do të kushtoi 50.000.000 dollarë, në veri të Dublinit dhe do bëhet xhamia më e madhe në Irland. Illume Magazine njoftoi se xhamia e re, në Qendrën Clongriffin, do të jetë mjaft e madhe, në të cilën mund të falen 3.000 besimtarë dhe do të ketë dy minare, një sallë për lutje, namaz, një qendër kulturore, zyra, librari, një bibliotekë, një morg,  një sallë me 600 ulëse për ngjarje kulturore, një shkollë, madje edhe një palestër sportive dhe apartamente. Muslimanet në Irlandë janë të lejuara për të veshur shami, perçe.
Gazeta irlandeze Independent njoftoi se numri i muslimanëve në Irland rritet, gjithashtu, për shkak të konvertimeve fetare të qytetarëve katolikë irlandezë – përqafojnë fenë Islame. Rreth 500 persona e përqafojnë fenë Islame çdo vit në Irlandë. Pjesa më e madhe e këtyre të konvertuarve irlandez në Islam janë gra. “Kur njerëzit [konvertohen], atëherë mund të jenë shumë entuziastë,” thotë Dr. Ali Salem i Qendrës Kulturore Islame në Clonskeagh, Dublin. “Ne ju mësojmë Islamin e moderuar.  Gratë që kanë përqafuar Islamin marrin udhëzime nga grupet si Motrat Muslimane, një organizate e drejtuar nga Gratë Muslimane Irlandeze.
Një prej këtyre të konvertuarve, një grua 36-vjeçare irlandeze, tani quhet Aishe (ish- Liza) Caulfield, shpjegoi për gazetën Independent se si ajo e pranoi Islamin.
“Unë jam nga Irishtown në Dublin, lindur dhe edukuar si irlandeze,” tha ajo. “Unë u interesova për Islamin rreth 12 vjet më parë. Jetese ime nuk ishte tipike irlandez në nivel shoqëror. Unë nuk kam shkuar në klube të natës dhe as nuk kam pirë. Unë gjithmonë  kam kërkuar një grup të njerëzve të cilët kanë një mënyrë jetese të qetë, një besim që përputhet me mënyrën e jetës sime. “Aishja vuri në dukje se Islami më ka ofruar atë që e kërkoja. Ajo e përqafoi Islamin tri vjet më parë dhe u martua vitin e kaluar me një burrë musliman nga Mauritiusi.
Aishja ka thënë se familja e saj e ka përkrahur shumë.”Familja ime më bleu shamitë, kurse gjyshi Kur’anin, “deklaroi ajo. “Ajo, gjithashtu, pohoi se ajo është shumë e lumtur tani. “Islami të sjellë qetësinë, paqen në jetë,” vuri në dukje ajo.
 
Burimi: Islamic Daily News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

Exit mobile version