Ukraina është njër nga vendet që mund të shërbejë si shembull për raporte të mira me Islamin
Diskutimet e opinionit ukrainas janë burim i kureshtjes dhe inkurajimit për qytetarët e këtij vendi për të mësuar më shumë rreth islamit. Islami etimologjikisht do të thotë, shpëtim, siguri dhe paqe.
Megjithatë, incidentet terroriste në mbarë botën, fushatat intensive të cilat synojnë që islamin ta ndërlidhin me këto krime, dhe përpjekjet e vazhdueshme për të krijuar një fobi nga Islami, dolën të kenë efekte të kundërta. Ato, ngjallën kurreshtje të madhe, dhe shumicën e njerëzve e shtyen të intreresohen dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje Islamit, çfarë në të vertetë është Islami.
Ata të cilët më së shumti kërkuan të gjejnë kuptimin më të thellë të asaj se çfarë në të vërtetë Islami, si fe, kërkon nga njeriu dhe çfarë janë vlerat thelbësore të Islamit, pranuan se të gjitha paragjykimet e tyre ndaj Islamit kanë ndryshuar.
Një nga vendet, ku fyerjet ndaj Islami kishin efekte bumerangu është edhe Ukraina. Një ukrainase, e cila tre vjet më parë kishte përqafuar Islamin thotë se është shumë interesant që fushatat e padrejta kundër Islamit, kanë shkaktuar reaksione të kundërta, nga të cilat një numër i madh i njerëzve janë interesuar shumë më tepër për studimin e Islamit.
Myftiu i Ukrainës, sheikh Ahmad Temim, gjithashtu vuri në dukje se numri i njerëzve që interesohen për Islamin është në rritje, ata përpiqen që ta kuptojnë sa më mirë Islamin./ardhmeriaonline/
Categories