Categories
Opinione

Islamokracia dhe Islamofobia si dëmtues të fesë islame në Kosovë

Lartësimi moral, paqjashpirtërore dhe shpëtimi i njeriut, janë produktet e vërteta të fesë islame.Njerëzit duhet të rikthehen në këto mësime e të gjejnë në to kuptimin e jetëssë vet. Duhet të rikthehen vetë e të mos presin se dikush me çallmë në kokë dot’ua tregojë rrugën, meqë secili individ është përgjegjës për veten e vet.

Milazim KRASNIQI
Në Kosovën e pasluftës dhe veçmasnë Kosovën e pavarur, (2008 e këndej, feja është bërë tema më e keqkuptuar (përshkak të naivitetit të shumë njerëzve) dhe më e keqinterpretuara, (për shkak tëkeqdashjes së shumë të tjerëve.) Disa nga debatet më idiote që janë zhvilluarndonjëherë në këtë vend, kanë pasur të bëjnë veçmas me fenë islame përkatësishtme “rrezikun islamik”, i cili prej injorantëve është shëndërruar në një gogol,me të cilin ata trembin veten e tyre. Këto debate idiote kanë prodhuar “njohës”të çështjeve fetare, që në të vërtetë janë batakçinjë, që nuk kanë as formiminelementar fetar e as intelektual, ndërsa kanë marrë përsipër të interpretojnë çështjetfetare dhe të propozojnë, me një lehtësi tipike që buron nga formimi stalinist,masa represive ndaj muslimanëve e masa restriktive ndaj fesë islame, në njëvend ku është në funksion e në zhvillim të sforcuar demokracia liberale, ndërsanë censusin e vitit 2012, mbi 95 për qind e popullsisë janë deklaruar muslimanë!
Opinionet e lexuesve qëzakonisht shoqërojnë me shumicë këso debatesh e tekstesh dhe që sipas gjasash janëtë dirigjuara nga qendra të caktuara, përbëhen nga fyerjet më barbare ndaj fesëislame e ndaj ndjenjave të besimtarëve muslimanë. Egërsi të tillë të fyerjevenuk bën vaki të hasen për asnjë fushë tjetër të debatit, që do të thotë se islamofobiaështë në tensione të larta në këtë vend dhe që ajo sponsorizohet nga qarqe tëndryshme. Nuk dihet saktësisht se a janë po ato qendra që e sforcojnëdemokracinë liberale, apo janë ato që janë kundër saj. Por, basti më shumë bienë të parat, pra që sponsorizuesit e demokracisë liberale janë porositësit/urdhërdhënësite restriktioneve ndaj lirive fetare. Kjo gjë paraqet një absurd të llojit tëvet, sepse të stimulosh demokracinë liberale dhe në të njëjtën kohë të cënosh tëdrejtat elementare fetare të shumicës absolute të popullsisë, është një situatëshumë absurde dhe që në instancë të fundit e kërcënon edhe vetë demokracinë.
Kosova si shtet fetar- ordodoks!
Askush nuk e di saktësisht sesi shpërtheu gjithë kjo islamofobi në Kosovë, veçmas pas pavarësimit të vendit,kur shpresohej se të gjithë banorët e tij do të gjenin mirëkuptimin dhe paqen enevojshme, pas vuajtjeve të jashtëzakonshme nën pushtimin sermomadh. Por, aimirëkuptim dhe ajo paqe nuk janë arritur ende dhe as që shihen kund në horizont,as në rrethanat e avancimit të demokracisë liberale.
Shpërthimi i islamofobisë menjëherëpas pavarësimit të vendit, ishte si shpërthimi i një abscesi që ka mbledhurqelb për një kohë të gjatë dhe që ka akumuluar një virulencë të lartë. Ka disasupozime lidhur me shkaqet që sollën këtë virulencë e të cilat e kanë brendavetes farën e rezonit logjik. E para, ka të bëjë me bisedimet e Vjenës dhe me mënyrënse si i dizajnua shteti i ri nga akterët ndërkombëtar, të cilët duke e propozuarqë Kosova të bëhej e pavarur, e futën brenda një mbikëqyrjeje afatgjatë ndërkombëtare,ushtarake dhe civile në të njëjtën kohë! Pra, formuan njëfarë kreature kuazishtetërore, e cila më parë do të mund të quhej Ahtisaristan, se sa Kosovë. Në bisedimete Vjenës përkatësisht me Planin Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit, Ahtisaristani(Kosova)  u konceptua si shtet fetar, mefenë ortodokse serbe si fe shterërore, ose më saktë, me Kishën Ortodokse Serbe,si shtet brenda shtetit. Krijimi i zonave të mbrojtura të kishave dhemanastireve serbe, dhënia e lehtësirave doganore për këtë Kishë dhe një numër imadh i koncesioneve të bëra nga shteti i ri, e ka bërë Kishën Ortodokse Serbe qëtë jetë tërësisht jashtë juridiksionit të Kosovës. Në këto koncesione bie edhelejimi i mësimbesimit në shkollat në gjuhën serbe, përderi sa është në fuqindalimi i mësimbesimit në shkollat në gjuhën shqipe!
Për të evituar çfarëdo kërkesetë Bashkësisë Islame të Kosovës për një status më të avansuar në kuadër tështetit të ri dhe për më shumë liri e të drejta të muslimanëve në këtë shtet, ështëorkestruar presioni mbi muslimanët, që të minimizohen kërkesat e tyre dhe bile qëtë mos realizohen as kërkesat minimale.Kështu, nga presioni i madh dhepermanent, është dashur të harrohej statusi i privilegjuar i Kishës OrtodokseSerbe dhe i bashkësisë ortodokse në Kosovë, gjë që tashmë edhe ka ndodhur.Kisha që thërret besimtarët e vet për hakmarrje, (parulla e famshme “OsvetitiKosovo!”)  bën çfarë të dojë, madje uuzurpon edhe pronat fshatarëve, por as shteti e as qytetarët, nuk guxojnë të bëjnëas edhe një deklaratë tamam.
Nga ana tjetër, edhe KishaKatolike i ka realizuar disa favore për veten e saj, gjë që poashtu është parësi diçka “e vetëkuptueshme” në një shtet kukull, ku nuk vendos vullneti ishumicës së popullsisë. Mirëpo, nuk duhet të shmanget nga vëmendja fakti që edheKisha Katolike administrohet direkt nga një shtet tjetër, nga Vatikani, prandajas ajo nuk varet nga humori i institucioneve shtetërore të Kosovës. Meqë katolicizminga ana e kuaziintelektalëve islamofobë është patentuar si “tharmi ishqiptarizmit”, kjo ka bërë që kjo kishë të marrë njëfarë statusi tëprivilegjuar edhe në sytë e institucioneve të shtetit të ri, gjë që e dëshmon mësë miri ndërtimi i katedrales në qendër të Prishtinës dhe uzurpimi prej sajedhe i një pjese të territorit, bile pa ua varur fare vendimeve të komunës sëPrishtinës. Pra, realisht vetëm Bashkësia Islame e Kosovës dhe fatet e muslimanëvevaren nga ligjet e shtetit të ri, prandaj ndaj tyre edhe janë u aplikuar masatrestriktive të këtij shteti, i cili vetë është i mbikëqyrur nga të tjerët!.
Akterët që provokojnë tjetërsimin e muslimanëve  
E dyta, adresa e akterëve qëushtrojnë presionin mbi muslimanët në Kosovë, duket si enigmë, meqë luhet si metop të pingpongut ndërmjet institucioneve vendase dhe atyre ndërkombëtare. Kurinstitucioneve të vendit u duhet të fshehin veprimet e veta islamofobike, lëshojnëfjalë se këto masa po i kërkuakan “miqtë tanë”, kryesisht amerikanë. Dhe ashtue fshehin dorën e vet, edhe nëse me të e kanë hedhur gurin. E treta, segmentëme ndikim të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, duket se ushtrojnë vërtet presionmbi insititucionet e vendit, për të mbajtur nën presion fenë islame, nga paranojaqë kanë se gjoja liria më e madhe e besimtarëve muslimanë mund të prodhojë ekstremizëm.Në një rast të tillë ata konsumojnë përvoja nga vende e kultura të tjera, kryesishttë Azisë e të Afrikës, por që realisht nuk kanë asnjë bazë në zhvillimet nëvendin tonë. E katërta, vetë organizimi dhe funksionimi i Bashkësisë Islame tëKosovës nuk ka krijuar kapacitetet e nevojshme që të shihet e të pranohet sipartner i besueshëm nga ana e institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare.Modeli i organizimit të saj vazhdon të jetë ai që ka qenë edhe në ishJugosllavinë komuniste dhe në kohën e okupimit të vendit, pa aplikuar asnjëreformë në rrethanat e reja të lirisë së tij. Edhe zhvillimet e fundit në këtëbashkësi, lidhur me ndërrimin e termave të dokumentit bazë të organizimit, përta cimentuar mosndryshimin, janë një zhvillim që e rritë dyshimin dhemosbesimin në qëllimet e krerëve të saj. Prandaj, në këtë sfond të muzgët, kustatusi i prvilegjuar i ortodoksëve serbë duhet të maskohet, i katolikëve afirmohetsi “patriotik”, ndërsa organizimi i institucionit përfaqësues të muslimanëve ështëshndërruar në një front të luftës për pushtet, ku përdoren edhe elementë ekstremistë,liritë dhe të drejtat fetare të shumicës së besimtarëve, duken potencialisht tëcënuara. Në këtë ambient psikologjikisht represiv, është lancuar ideja se kjoshkallë e lirive dhe e të drejtave fetare që i gëzojnë muslimanët në këtështet, është dhuratë nga zemërgjerësia e jomuslimanëve, e nuk janë liri dhe tëdrejta që atyre u takojnë në mënyrë të patjertërsueshme nga Kushtetuta e venditdhe ligjet e tjera të këtij shteti. Kjo është mënyra e menduar nga strategëtislamofobë, për ta imponuar tjetërsimin e muslimanëve, për t’ua imponuarkompleksin e inferioritetit dhe prej andej për ta hapur ndonjë kapitull të ri tëkonvertimit të tyre.
“Islami politik”- një sfidë e panevojshme 
Injorimi institucional istatusit dhe i nevojave të shumicës së besimtarëve, në këtë rast të besimtarëvemuslimanë, pati filluar të prodhojë frustrimet e para lidhur me ndërtimin eKatedrales në oborrin e gjimnazit “ Xhevdet Doda”, por u bë më dramatik për shkaktë mosdhënies së një trualli për një xhami në qendër të kryeqytetit dhe lidhurme bartjen e shamisë nga nxënëset në shkollat e mesme. Protestat për shaminëdhe për truallin e xhamisë, hodhën edhe farën për daljen në skenë të tëashtuquajturit “Islam politik”. Kësisoj, injorimi i disa kërkesave elementare tëbesimtarëve, prodhoi një konflikt nga i cili tashmë ka lindur edhe ideja e përdorimittë fesë islame në terrenin politik. Po të ishin zgjidhur me kohë e nëpartneritet më Bashkësinë Islame të Kosovës çështja e shamisë, e edukimti fetarnë shkollat publike dhe e truallit të xhamisë së re të Prishtinës, në vendintonë nuk do të kishte kurrfarë agjende për të ashtuquajturin “Islam politik”. Por,tashmë ai ka lindur, sigurisht edhe falë ambicieve politike e pushtetore tëpersonave të caktuar, por që ato ambicie i kanë legjitimuar në sytë e një pjesetë publikut, duke u mbështetur në injorimin që u është bërë kërkesave elementaredhe minimale të besimtarëve muslimanë në këtë vend. Tash jemi në këtë pikë, kudo të testohet edhe energjia e të ashtuquajturit Islam politik. Ka qenë epanevojshme dhe është e padobishme gjithë kjo sfidë.
Mund të jetë krejt e parëndësishmese çfarë mendoj unë për këtë punë, por gjej rastin të konfirmoj se personalisht,jam kundër përdorimit të fesë Islame në sferën partiake, pra, jam kundër tëashtuquajturit “Islam politik.” (Arsyet besimore dhe teorike të këtij qëndrimishpresoj t’i eksplikoj në ndonjë rast tjetër.)  Por, këtu dëshiroj të bëj një shpjegim tëshpejtë lidhur me keqpërdorimin e këtyre zhvillimeve nga injorantët e shumtë tëcilët këto zhvillime i paraqesin, qoftë nga naiviteti, qoftë nga keqdashja, sizhvillime të vetë fesë islame. Ndërsa, e vërteta është se këto zhvillime, qënga lojërat me truallin e xhamisë së re, bartja e shamisë nga vajzatadoleshente në shkolla e deri te formimi i partive me cilësimin “Islame”,  nuk kanë të bëjnë esencialisht me vetë fenëislame. Këto janë lojëra dhe politika të subjekteve konkrete, të njerëzvekonkretë, (qoftë të atyre të veshur me pelerina e çallma, qoftë të atyre mekollare) që fenë e përdorin për arritjen e qëllimeve të veta profesionale,materiale ose edhe politike. Disa politikanë duan të ngrisin profilin e tyre tëvarfër moral, intelektualë e politik, duke sulmuar aspekte të jetës fetareislame. Ndërsa, disa hoxhallarë poashtu duan të ngrisin profilin e vet modestintelektual e politik, duke luajtur rolin e viktimës, ose duke kërcënuar se dotë bëjnë hatanë me të ashtuquajturin “Islami politik”. Këtyre u bashkohet me njëiso banale edhe një grup i të vetëquajturve analistë, që poashtu duan të fitojnëpoena politikë ose grante nga angazhimi i tyre kundër “gogolit islamik”.
Çka është esenciale në mësimet e fesë islame?
Shtrohet pyetja më e thjeshtënë botë: çka në të vërtetë mbrojnë këta hoxhallarë “trima” dhe çka sulmojnë këtëpolitikanë e analistë poashtu “trima”? Nga sa unë kuptoj, të parët mbrojnëinteresat e veta materiale, vendet e punës, duke përfshirë këtu edhe tëardhurat që i marrin nga këndimi i mevludeve, nga përgatitja e xhenazeve, ngaqelimet dhe nga aktivitetet komerciale me kaseta, me disketa e me plasime në fbe në you Tube. Brenda këtij spektri të angazhimeve, bien edhe lokacionet përxhamia (ndodhë që i nisin pa leje, ose rrënojnë edhe objekte të trashëgimisëkulturore) për të ngritur xhami me dugaja! Dhe flasin me zë të lartë se si atajanë mbrojtës të fesë islame, se si janë mbrojtës të paepur të lirive tëmuslimanëve në këtë vend. Por, ata mbrojnë ato liri, të cilat realisht nuk janëtë cënuara fare. Të cënuara realisht dhe tragjikisht në këtë vend nuk janë adetetqë paketohen si “fe islame”. Bëj sa të duash mevlude e qelime dhe askush në këtëvend ato nuk i ndalon. Por, në këtë vend janë të cënuara e të rrezikuaraseriozisht vlerat themelore të njeriut, të cilat mund t’i mbrojë feja islame. Ështëi cënuar e shumëkund edhe i rrënuar morali. Po rrënohen vlerat e familjes, nukka drejtësi shoqërore, njerëzit e kanë humbur paqen shpirtërore, e kanë humburshpresën, nuk arrijnë të kuptojnë ndërlidhninë e kësaj jete me jetën tjetër, (përshkak të diskontinuitetit të mësimeve të mirëfillta islame që nga pushtimisllavë i fillimshekullit e veçmas nga periudha e sundimit komunist.) Me njëfjalë, mungojnë mësimet e vërteta, me stil e me metoda moderne të prezentimit,për fenë islame si fe e shpëtimit të njeriut nga vuajtja në këtë botë dhe nëbotën tjetër, si fe e lartësimit moral dhe si fe e paqes. Mungon mësimiesencial që feja islame është fe universale, që integron brenda vetes edhejudaizmin e krishterimin (si shpallja e fundit që është) se këto tri fe e kanëtë njëjtin burim, për çka quhen fe abtrahamike dhe se e ardhmja është në përafrim,bashkëpunim, mirëkuptim e paqe universale. Mungon mësimi esencial që do t’ushpjegonte njerëzve të këtij vendi se feja islame nuk ka asgjë të bëjë meterrorizmin, me ekstremizmin ose me çfarëdo forme të intolerancës dhe të dhunës.Zoti ka shpallur qartë në Kur’an se në fe nuk ka dhunë. Kjo është një aksiomë qëdo të duhej t’u mësohej edhe fëmijëve. Mungon mësimi i vërtetë i fesë islame, nëkontekstin tonë kohor, të shekullit XXI dhe të kontekstit gjeografik, në zemërtë Evropës. Mungon mësimi esencial që feja islame i ofron besimtarit mundësinëe çlirimit nga frika, për faktin se ai është nën mbrojtjen e Krijuesit të vet.Pra, mungon mësimi aq i nevojshëm islam sipas të cilit feja nuk e mbanbesimtarin në ankth permanent, në frikë permanente, po e mban më stabilitet eshpresë permanente. Njeriu i kohës sonë ka nevojë për këto mësime e udhëzime.
Lartësimi moral, paqja shpirtërore dhe shpëtimi injeriut
Ndërsa, interpretimet ebazuara në dije të tejkaluara, në konkludime të dijetarëve të para shumëshekujve, të sjella nga zona që përjetojnë dekadencë të gjatë kulturore, siJemeni, Sudani, Arabia Saudite, Egjipti ose cilido vend tjetër arab, krijojnëhuti, prodhojnë frustrime e potencialisht edhe konflikte, fillimisht brenda vetëkomunitetit musliman. Por, hierarkët e institucioneve fetare rrezikun nga dijae tejkaluar dhe që vjen nga vende kulturalisht të prapambetura, nuk e vërejnë, sepseformimi i shumicës prej tyre është i kufizuar.
Përderi sa të parët, në faktshumica e hoxhallarëve, mbrojnë interesat e veta të profesionit e të punës,atakuesit ndaj fesë islame, një dorë politikanësh e një dorë analisësh dhe njëmizëri “opinionistësh të portaleve”, sulmojnë këto veprime e bëma, por duke mospasur njohuri të duhura, i identifikojnë me fenë islame. Vërtet, duhet të jetënjeriu fort injorant, nëse një veprim të një hoxhe ose nëse doni edhe të një bashkësiefetare të tërë, e paraqet si “fe islame.” Sjelljet dhe veprimet e njerëzve, praedhe të njerëzve të fesë, janë vepër e vetë atyre, e jo elementë i ShpalljesHyjnore, (edhe nëse ata duan ta maskojnë si të tillë, gjë që e bëjnë shpesh.)Por, Shpallja Hyjnore, fjala e Zotit, mbetet përjetësisht e pacënuar ngaveprimet njerëzve, kushdoqofshin ata. Fjala vjen, kur terroristët ulërijnë“Allahu ekber” (Allahu është i madh), ata keqpërdorin një formulë besimi,lutjeje, meditimi, ndërsa vetë formula mbetet e pacënuar nga krimi i tyre, ajombetet e pastër, mbetet gjithmonë një thirrje e besimit dhe e meditimit tëbesimtarit paqësor. Ulërima e askujt që bën krim nuk mund të fshihet pas kësajformule ose të amnestohet prej saj dhe të asnjë tjetre.
Për këtë arsye, politikanë,analistë e opinionistë islamofobë do të bënin mirë të çliroheshjin nga ankthise feja islame paraqet rrezik për stabilitetin e  shoqërisë. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Nësendodhin probleme, trazira, ose çkadoqoftë, ato mund të jenë vepra të njerëzve qëduan ta përdorin fenë për qëllimet e veta materiale, politike ose çfarëdoqofshinato. Por, feja islame si Shpallje Hyjnore nuk do të ketë të bëjë aspak me ta.Ajo do të vazhdojë të ofrojë shpresë, siguri e paqe për njeriun në këtë botë dheshpëtim për botën tjetër. Lartësimi moral, paqja shpirtërore dhe shpëtimi injeriut, janë produktet e vërteta të fesë islame. Njerëzit duhet të rikthehen nëkëto mësime e të gjejnë në to kuptimin e jetës së vet. Duhet të rikthehen vetëe të mos presin se dikush me çallmë në kokë t’ua tregojë rrugën, meqë seciliindivid është përgjegjës për veten e vet. Por, as nuk duhet të stepen ngaebulehebët e sotëm, që duan t’u vënë ferra në rrugë.
Ndërsa, shumësia e individëve-besimtarëve të ndriçuar nga besimi esencial, pra, të shkëputur nga adetet qëshiten si “fe islame” dhe nga lojërat politikaneske që paketohen si “mbrojtje ngagogoli islamik”do të çarmatosnin edhe islamokratët e edhe islamofobët. Nëse nukndodhë kjo përtëritje, që na distancon nga klerokracia dhe nga islamofobia,ekziston rreziku që islamokratët dhe islamofobët të luftojnë kundër njëri-tjetritderi në muslimanin e fundit të këtij vendi. Ky edhe mund të jetë objektivi istrategëve të vërtetë të islamofobisë. Për fatkeqësinë e tyre e për fatin e mirëtonin e të njerëzimit mbarë, ky objektiv është i parealizueshëm, as në Kosovë eas në botë. Por, dëmet mund të jenë të konsiderueshme, nëse nuk kuptohet me kohëdhe drejt hileja e hileqarëve, që luajnë lojën me hile në të dyja anët. Kosovapas vitit 1999 e veçmas pas vitit 2008, kur u bë e pavarur, (ndonëse mbeti e mbikëqyrur,ndoshta pikërisht për këtë shkak) është poligon i kësaj loje. Na pëlqen a s’napëlqen, kështu del rezultati. Pikë muhabeti.

Exit mobile version