Në rajonin e Mugnanos në Itali ka ndodhur një incident në ndeshjen ndërmjet dy skuadrave amatore, Giugliano dhe Virtus Volla. Futbollistët e kësaj të fundit janë sulmuar nga tifozët vendas.
Ndeshjen ndërmjet dy skuadrave amatore, Giuglianos dhe Virtus Volla, e zhvilluar në rajonin e Mugnanos në Itali, ka përfunduar me grushte.
Dhjetar tifozë të skuadrës vendase pushtuan fushën e lojës duke kërcënuar fillimisht gjyqtarin dhe lojtarët vendas, derisa më pas sulmuan lojtarët e skuadrës kundërshtare.
Sipas të dhënave paraprake, tre persona janë plagosur duke u transportuar në spital ku morën ndihmën e shpejtë.
Policia ka vepruar menjëherë duke arrestuar disa persona, ndërsa prokuroria do ta ngrejë akuzën ndaj tyre në bazë të pamjeve filmike.
EDITOR
11 years ago
previous article
Ministrat e jashtëm arabë kundërshtojnë Izraelin si shtet hebre
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago