Konflikti ushtarak Izrael-Siri ka vënë të tension të gjithë botën dhe kjo duket nga lëvizjet e orëve të fundit nga liderët, si Sekretari i Përgjithshëm OKB dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATOS me deklaratat e tyre!
Por, vendosmëria e Izraelit për të sulmuar Sirinë dhe të vijojë më pas me Iranin ka shqetësuar Moskën, ku ka reaguar menjëherë presidenti rus Vëadimir Putin, i cii i ka telefonuar urgjentisht homologut tij izraelit, Benjamin Netanyahu ku kanë diskutuar situatën dhe bombardimet e paparalajmëruara të Izraelit ndaj Sirisë.
Ndërkohë, Peskov, i deleguari i posaçëm i Rusisë në Sirisë, deklaroi rreth përmbajtës së bashkëbisedimit telefonik Putin Netanyahu: “Diskutuan për situatën në rajon dhe për seriozitetin e madh dhe rreziqe e paparashikueshme që ajo fshehë. Pretendimet e izraelit për përdorimin e armëve kimike nga pala siriane nuk bazohen në fakte të vërteta. Kjo shqetësoi së tepërmi kryeministrin rus, pasi nuk është e mundur që një shtet, të marrë iniciativë dhe të bombardojë një shtet tjetër pa marrë miratimin e OKB-së”, tha ndër të tjera Peskov.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, deklaroi pasditen e sotme me një ton shumë të ashpër: “Sulmet e izraelit nuk mund të kalojnë pa përgjigje. Shumë shpejtë do të marrin një përgjigje të fuqishme.”
Situata në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme ngjan me një fuçi baruti, e cila pritet të shpërthej nga çasti në çast. Këtë e vërtetoj dhe vetë Presidenti Amerikanë Barak Obama, i cili për të disatën herë refuzoi një ndërhyrje ushtarake shumëkombëshe në Siri nën komandën e SHBA-ve, dhe e gjithë kjo pasi amerikanët kanë shprehur “frikën” e tyre për shkak të shumë grupe guerile dhje paraushtarake islamike të cilat funksionojnë në mënyrë autonome dhe përbëjnë armik “qorr”, i pa kontrollueshëm dhe i pa parashikueshëm!/alb-observer.com/
Ndërkohë Irani ka paralajmëruar hapur se një gjest i tillë do të përbënte “hapjen e ferrit”, dhe se do të merrte pjesë në këtë konflikt të nisur nga Izraelit dhe eproritei i tyre i sëmur!/alb-observer.com
Categories