Categories
Lajme

Izraeli ndërton sinagogë pranë Mesxhid-i Aksas

Fondacioni El-Aksa dhe Trashëgimia Kulturore në Jerusalem ka njoftuar se pranë Mesxhid-i Aksas Izraeli ka filluar të ndërtojë një sinagogë.
Në njoftimin me shkrim të bërë nga Fondacioni Aksa bëhej e ditur se Izraeli 50 metra larg Mesxhid-i Aksas, pranë Murit të Lotëve ka filluar punimet për ndërtimin e një sinagoge.
Në deklaratë thuhej se ndërtimi i sinagogës ka lidhje me gërmimet që Izraeli vijon poshtë Mesxhid-i Aksas.
Fondacioni Aksa gjithashtu njoftoi se dokumentet lidhur me këtë çështje dhe planet për ndërtimin e sinagogës do t’i shpallë në një konferencës shtypi që do të organizojë ditën e diel. Në konferencën e shtypit në fjalë do të jenë prezentë edhe ish myftiu i Jerusalemit si Qatipi i Mesxhid-i Aksas Ikrime Sabri dhe Lideri i Lëvizjes Palestineze 1948 Raid Salah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version