Burime të sigurisë egjiptiane kanë publikuar detaje të një takimi midis zyrtarëve ushtarakë egjiptian dhe atyre izraelit, ku zbulohet se Izraeli ka ofruar të holla për financimin e fushatës presidenciale të Abdel Fatah El Sisit.
Të njëjtat burime zbuluan dy vizita të fshehta në Izrael nga udhëheqësit egjiptian të grusht shtetit, të cilat u realizuan në dy muajt e fundit. Zyrtarët egjiptian u takuan me kryeministrin izraelit Netanjahu për të koordinuar siguri të përbashkët edhe për çështje politike.
Në deklaratat ekskluzive për agjencinë e lajmeve Kuds Press, burimet thanë se Netanyahu ka ofruar 80 milion dollarë për të mbështetur fushatën e tij presidenciale. Ai premtoi gjithashtu të bindë SHBA-të që të vazhdojnë ndihmën ushtarake në Egjipt, dhe për të bindur Presidentin e SHBA-ve Barak Obama për pranuar Al- Sisin në këmbim të presionit ndaj presidentit palestinez Mahmud Abbas, që ky i fundit të pranoj hebrejizimin e tokave palestineze.
Në takimin e fundit, të dy palët diskutuan një numër çështjesh të sigurisë, ku izraelitët i kërkuan egjiptasve që të lejojnë forcat e tyre në Sinai, dhe të koordinohen me ta për hir të sigurisë së kufijve.
Një numër i ekspertëve politik dhe të sigurisë izraelite paralajmëruan zyrtarët e tyre të qeverisë të mos për të mbështetur publikisht Al- Sisin sepse kjo “do të dëmtonte imazhin e tyre” në sytë e Egjiptasve.
Që nga ardhja në pushtet e grusht shtetit ushtarak, dhjetëra mijëra civil janë vrarë nga forcat ushtarake dhe aparati policor. Udhëheqësia e grusht shtetit ka marrë masa të dhunshme veçanërisht ndaj Vëllazërisë Myslimane, të cilët fituan pushtetin në mënyrë demokratike, për herë të parë. /mesazhi/