Izraeli simuloi një sulm ajror ndaj bazave bërthamore iraniane gjatë një stërvitje ushtarake në Mesdhe së bashku me forcat ajrore dhe detare greke.
Mesazhi i dërguar nga ushtria izraelite ka qenë qartësisht për Iranin dhe programin e tij bërthamor dhe në stërvitje u realizua me sukses furnizimi në ajër për avionët luftarakë F-15 dhe F16.
Në stërvitje u përfshinë avionë ushtarakë transportues, avionë mbështetës logjistikë dhe luftëanije u përfshinë në stërvitjen e përbashkët me forcat greke e përqendruar tek sulmet me rreze të gjatë veprimi.
Stërvitja e përbashkët greko-izraelite është zhvilluar me 8-9 tetor, vetëm pak ditë para takimit të radhës të 5+1 me palën iraniane. /Top Channel/