FIFA shpalli sot 10 kandidatët për çmimin “Ferenc Pushkash”, që vlerëson golin më të bukur të vitit.
Përzgjedhja është bërë nga një panel ekspertësh dhe anëtarësh të Komitetit të Futbollit të FIFA-s.
Votat e publikut do të nxjerrin 3 finalistët më 9 dhjetor, ndërsa fituesi do të shpallet në mbrëmjen gala të 13 janarit, pas fazës finale të votimit po nga publiku.
Këta janë 10 golat finalistë:
1. Peter Ankersen (Esbjerg – Aarhus, 10 gusht 2013)
2. Lisa De Vanna (Sky Blue FC – Boston
3. Antonio Di Natale (Udineze – Kievo, 7 prill 2013)
4. Zllatan Ibrahimoviç (Suedi – Angli, 13 nëntor 2012)
5. Panajotis Kone (Napoli – Bolonja, 16 dhjetor 2012)
6. Daniel Luduenja (Paçuka – Tigres, 27 korrik 2013)
7. Nemanja Matiç (Benfika – Porto, 13 janar 2013)
8. Luiza Necib (Olimpik Lion – Seint Etien, 17 mars 2013)
9. Nejmar (Brazil – Japoni, 15 qershor
10. Huan Manuel Olivera (Nautiko – Sport Recife, 28 gusht 2013)
Categories