Evropa po punon fort për të ngriutr infrastrukturën e nevojshme për rrjetin 4G, kurse “Huawei” në Kinë po punon fuqimisht, duke investuar rreth 600 milionë dollarë deri në vitin 2018, për rrjetin 5G.
“Huawei” është furnizuesi më i madh i telekomunikacionit në botë, pas “Ericsson”-it, si një prej furnizuesve më të mëdhenj evropianë.
Drejtuesi i sektorit të kërkimeve wireless si dhe laboratorëve të “Huawei”-t, Dr.Wen Tong, u takua në Londër me një grup reporterësh për të folur mbi “5G”-në.
Më poshtë janë pesë prej pikave kryesore:
A jemi ende në fazën e eksperimentimi të kësaj teknologjie?
Rrjeti 5G është ende në fazën e eksperimentimit se të vënies në zbatim. Në vitin 2015, “World Radio Communications Conference”, që zhvillon takime njëherë në katër vjet, do të fillojë negociatat mbi standardizimin e specifikave teknike. Prandaj duhet që të presim adoptimin gradual nga kompanitë ekzistuese në gjithë botën, por duhet të presim të shohim edhe pajisjet që e suportojnë këtë rrjet.
E veçanta e 5G-së?
E veçanta e rrjeti 5G është shpejtësia e transmetimit të të dhënave. Shpejtësia me 5G-në do të jëtë mijëra herë më e lartë se 3G apo 4G. Gjithçka do të ndodh sa hap e mbyll sytë, ku nuk do të ndihet aspak pritja kur të aksesohet internet për bidesa apo aplikacione.
Si funksionon?
Ky rrjet lidhet me tepër me rritjen e efiçencës së sinjalit radio përmes avancimeve në transmetim dhe marrje, sesa me përfshirjen e sa më shumë “bandwidth”-i.
Kush do të paguajë për të?
Ata që do të investojnë të parët do të jenë operatorët mobile. Këtyre do t’ju duhet të bëjnë përditësime në kullat e transmetimit si dhe do t’u duhet të shtrijnë më tepër kabllo me fibër optike. Të gjithë këtë janë kosto, ku komapnive do t’u duhet të gjejnë mënyra të reja për t’i mbuluar ato.
Cila është sfida më e madhe për 5G-në?
Sfida e parë më e madhe është jetëgjatësia e baterisë. Shpejtësia e lartë dhe kapaciteti i madh i transametimit të dhënash, bën që përdorimi i energjisë të rritet në mënyrë eksponenciale. Fokusi kryesorë i prodhuesve të pajisjeve do të jenë kërkimet në fushën e gjysëmpërçuesve dhe materialeve të tjera.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Ushqimet kundër lodhjes së pranverës
next article
Dëmet që sjellë amoraliteti
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago