Categories
Lajme FRI

Ja aplikacioni i ri për njerëzit e verbër

Më parë janë shpikur shumë aplikacione për të verbërit, që mbështeten në audio për të lehtësuar orientimin.
Tashmë është zbuluar një aplikacion i ri nga “Technology Review”, me një qasje tjetër, nëpërmjet prekjes.
Ky sistem funksionon duke u vendosur ne dysheme, të cilat duhet të jene me shirita dhe që të kenë edhe kode “QR”, duke dërguar informacione përreth.
Ndërkaq, sapo një person që ka dobësi në shikim shkel në banesë, ai/ajo duhet të orientojë kamerat e telefonit drejt dyshemesë dhe të ndjeje një dridhje në telefon sa here që lëviz përgjatë vijës.
Nëpërmjet dridhjeve të telefonit, përdoruesit do të jenë në gjendje të ndjejnë lokacionin e linjës në duart e tyre.
Ky aplikacion është zhvilluar nga Universiteti i Palermos në Itali. Aplikacioni është testuar në dhjetor në një punëtor në Boston dhe ka dhënë efektin e duhur.
Ndër të tjera, shkencëtarët mendojnë që në ta ardhmen përdorimi i aplikacioneve do të jete me infrared.
/Start/

Exit mobile version