Ministri turk i Punëve të Brendshme, Muamer Gyler, ka informuar sot lidhur me bilancin e protestave që nisën si një lëvizje paqësore kundër ndërtimit të një kompleksi kulturor në Parkun “Gezi”.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme, theksoi se në 77 krahina të ndryshme janë organizuar 603 veprimtari të madhësive të ndryshme.
Gyler informoi se si pasojë e këtyre veprimtarive janë dëmtuar plotësisht apo pjesërisht 280 dyqane dhe vende pune, 207 makina private, 103 makina policie, 6 ndërtesa publike dhe 11 ndërtesa të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.
Sipas ministrit dëmi total i shkaktuar nga protestat ka kapur shifrat e 35 milion eurove./Start/
Categories