Doni të dini se cilët janë mbiemrat më të përdorur në disa prej shteteve të Europës? Në një hartë të publikuar nga e përditshmja britanike Daily Mail, mbiemri më i përdorur në Shqipëri është Beqiri ndërsa në Kosovë mbiemri më i përdorur është Hoxha.
Ende nuk dihet se kush e ka përpiluar këtë hartë, por aty shihet se mbiemri më i përdorur në Shqipëri është Beqiri. Në Kosovë mbiemri më i përdorur është Hoxha. Në Greqi mbiemri më i përdorur është Papadopoulos. Në Mal të Zi është Popoviç, në Bosnje Hoxhiç dhe në Serbi Jovanoviç.