Për momentin, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarët më të mirë në botë, mirëpo ata mund të mos jenë në këtë nivel që janë tani pas disa viteve.
E ardhmja e futbollit duket mjaft e shëndritshme, pasi ka shumë talent të cilët pritet të shkëlqejnë pas disa viteve.
Lojtarët si Eden Hazard, Mario Gotze, Paul Pogba, Neymar, Marco Reus, Raheem Sterling, Isco dhe Julian Draxler, janë lojtarët të cilët për një kohë të shkurtër mund të jenë në garë për të fituar Topin e Artë.
Këta konsiderohen si e ardhmja e futbollit, natyrisht kur në skenë nuk do të jenë Ronaldo dhe Messi, të cilët momentalisht janë të paprekshëm.
Padyshim që këta lojtarë të përmendur janë duke treguar formë të shkëlqyer me skuadrat e tyre përkatëse, dhe pritet të jenë në majen e futbollit pas disa dy apo tre viteve.