Categories
Të tjera

Ja ç’ndodh me trupin tuaj gjatë 24 orëve

Specialistë të fitnesit kanë përcaktuar orët më të përshtatshme për të pushuar, punuar dhe për të bërë sport, pasi kanë analizuar se çfarë ndodh në trup gjatë 24 orëve.
Ndryshe nga ç’dihej, ora 07:00 nuk është e përshtatshme për të bërë sport. Në orën 09:00 trupi është i fortë dhe i përshtatshëm për ushtrime. Ndërsa orari më i përshtatshëm për sport është ora 16:00.
Organizmi ynë zgjohet në orën 06:00, bashkë me lëshimin e kortizonit. Ky zgjim është një shenjë e përgatitjes së ngadaltë të trupit. Metabolizmi vihet në lëvizje dhe bën gati energjinë dhe proteinat e domosdoshme për vazhdimin  e ditës.
Në orën 07:00 trupi është ende i dobët. Qëndroni larg sportit, ndryshe do ta mundoni më shumë zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Bëni një mëngjes të mirë në vend të sportit, sistemi i tretjes funksionon shumë mirë në këtë orar.
Ora 08:00 është momenti ku libidet arrijnë nivelet më të larta, lëshohen më shumë hormone. E njëjta gjë edhe për duhanpirësit. Cigarja e mëngjesit i ngushton më shumë se kurrë enët e gjakut.
Ora 09:00: trupi është energjik, i fortë. Kjo është koha më e përshtatshme për të bërë gjilpërë nëse jeni i sëmurë. Efektet anësore si temperaturë apo fryrje, të shkaktuara nga gjilpëra, shfaqen rrallë; trupi mbrohet më mirë nga rrezet “Rontgen”. Specialistët mendojnë se ushtrimet të cilat nuk lodhin zemrën janë më produktive.
Ora 10:00: momenti kur trupi thotë “unë jam këtu”. Është shumë energjik dhe në maksimumin e nxehtësisë. Edhe produktiviteti ynë po ashtu. Kujtesa afatshkurtër është në gjendje të mirë.
Orari i gatishmërisë
Ora 11:00 është momenti ku trupi është krejtësisht në formë. Zemra dhe qarkullimi është aq në formë saqë edhe një çrregullim në zemër mund të mos kuptohet. Në këtë orar bëhen shumë lehtë llogaritë, zgjidhen detyrat e matematikës e të tjera.
Ora 12:00, ora e pushimit. Përqendrimi pakësohet dhe njeriut i vjen gjumë. Shtohet sasia e acidit në stomak dhe minimizohet qarkullimi i gjakut në tru, sepse gjaku përdoret nga stomaku për të mbështetur organet e tretjes. Sipas studimeve, personat të cilët flenë në drekë rrezikohen 30% më pak nga infarkti.
Ora 13:00, bie performanca e trupit, produktiviteti ulet me 20%. Të gjitha organet tani punojnë në nivelin më të ulët, vetëm fshikëza e tëmthit vepron për të tretur ushqimin e drekës.
Ora 14:00: jemi të lodhur, ulet tensioni dhe niveli i hormoneve. Për ata që kanë frikë, ky është orari më i përshtatshëm për të shkuar te dentisti. Në këtë orë dhimbja ndihet më pak dhe anestezia lokale zgjat më shumë.
Mire se erdhe energji
Ora 15:00, energjia rikthehet sërish, memoria është në formën e duhur. Fillon periudha e dytë e produktivitetit, por më e dobët se e para.
Ora 16:00, orari më i mirë për sport, Tensioni dhe qarkullimi i gjakut janë në gjendje  shumë të mire. Specialistët e fitnesit pohojnë se ky është orari më i përshtatshëm për sport.
Ora 17:00: veprimtaria e organeve ka arritur nivelin më të lartë. Rritet forca, harxhohet oksigjeni, veshkat punojnë më shumë. Është koha kur flokët dhe thonjtë rriten më shumë. Shtohet edhe sasia e acidit në stomak. Në këtë orar rritet dhe mundësia e një hemorragjie në stomak.
Ora 18:00, ora ideale për darken. Në këtë orar pankreasi është i aktivizuar plotësisht.
Ora 19:00, presioni i gjakut dhe pulsi dembelizohen pak, prandaj mund të konsiderohet  e rrezikshme përdorimi i ilaçeve në këtë orar. Edhe antidepresivët mund të veprojnë më shumë në këtë orar.
Ora 20:00, bie niveli i yndyrës në mëlçi dhe gjaku i papastër sulmon më shumë zemrën. Personat alergjikë dhe ata të prekur nga astma duhet t’i marrin ilaçet në këtë orar. Efekti i tyre mund të shihet menjëherë. Megjithëse antibiotikët merren në dozë të ulët, efektet e tyre janë më të larta.
E lëmë ushqimin
Ora 21:00: këtu përfundon funksioni ditor  i organeve të tretjes. Çdo gjë e konsumuar pas këtij orari mbetet e patretur në stomak deri në mëngjes dhe kjo është shumë e rrezikshme. Ushqimet e mbetura ngjishen në mukozën e zorrëve të stomakut.
Ora 22:00 është ora kur aktivizohen rruazat e kuqe. Kujdes duhanpirësit! Pas  këtij orari trupi e ka të vështirë të hedhë jashtë nikotinën.
Ora 23:00: organizmi ndalon prodhimin e hormonit të stresit të aktivizuar gjatë gjithë ditës. Qetësohemi. Sipas specialistëve, nuk ka asnjë problem në zhvillimin e ushtrimeve në orë të vona, e rëndësishme është që ato të zhvillohen 3 orë para gjumit.
Gjumë të ëmbël
Ora 24:00: qelizat e lëkurës punojnë pa pushim kur flemë dhe ndahen më shpesh ditës. Brenda gjysme ore filloni të shihni ëndërr.
Ora 01:00, tani produktiviteti ka rënë në nivelin më të ulët. Personat që punojnë në këtë orë mund të bëjnë gabime, sepse pakësohet përqendrimi dhe trupi e përgatit veten për gjumë.
Ora 02:00: kujdes ata që përdorin makinë. Minimizohet aftësia e shikimit, ngadalësohen reflekset dhe aksidentet janë më të shpeshta në këtë orar.
Ora 03:00 është momenti më i errët i trupit dhe shpirtit. Lëshimi i hormonit melatoninë të bën dembel dhe të pavendosur.
Ora 04:00, fitojmë energji nga hormoni i stresit. Infarktet ndodhin shpesh mes orës 04:00 dhe 06:00, sepse presioni i gjakut ngrihet dhe enët sforcohen. Ky është dhe orari më i përshtatshëm për lindjen e fëmijës.
Në orën 05:00 aktivizohet hormoni i stresit dhe gjashtëfishohet vlera ditore. Trupi ynë aktivizohet dhe rifiton energjinë e humbur. Është koha t’i themi “mire se erdhe” ditës  së re. /Start

Exit mobile version