Në filmat e James Bondit mund të ketë teknologji që bëjnë foto në errësirë, por kjo nuk do të thotë se foto të tilla nuk realizohen as në realitet. MIT ka menduar dhe zhvilluar një kamerë të tille.
Është kamera e parë fotonike e zhvilluar nga kërkuesit e MIT e cila mund të kapë foto në një ambient ku është pothuajse totalisht errësirë, vetëm nga rindërtimi i imazheve 3D të fotonëve, pjesëve të dritës që reflektohen nga një objekt.
Zakonisht, kamerat që bëjnë foto në vende me ndriçim të ulët kërkojnë dhjetëra ose qindra fotonë për piksel për të kapur një foto me rezolucion të lartë. Kamerat normale që bëjnë foto në vende me ndriçim të mirë kanë nevojë për trilionë fotone.
Teknologjia e re e kamerave, e zhvilluar nga Ahmed Kirmani në MIT, ka nevojë për vetëm një foton për piksel. “Kamera jonë është një pasqyrues kompjuterik që funksionon duke ndriçuar skenën me impulse drite si dhe duke dedektuar fotonin e parë që arrin në çdo piksel,” tha Kirmani.
“Koha e arritjes që shoqërohet me dedektimet e fotonit të parë përpunohet kompjuterikisht duke përdorur algoritmet që kemi krijuar ne për të formuar 3D-ne.” Kjo kamerë, e cila njihet edhe si “kamera e parë fotonike” mund të hidhet në treg në një të ardhme të afërt, por do të përdoret, me shumë mundësi, për shërbimet inteligjente apo ato ushtarake fillimisht.
Po ashtu, mund të ndihmojë në ekzaminimin e çdo lloj specimenti fizik, kimik dhe biologjik që mund të shkatërrohej në ndriçim të lartë. (PCWorld Albanian)
admin
11 years ago
previous article
Milazim Krasniqi: Pse po heshtin katolikët shqiptar për përmendoren e Car Dushanit?
next article
Xhamia e vetme e sulltanit në Maqedoni afër rrënimit
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
9 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
9 hours ago