Komisioni Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat pasurore që kanë prezantuar në listat anketuese të zgjedhurit dhe të emëruarit nëpër Institucione.
Portalb bëri llogarinë për kryetarët shqiptar të komunave, të cilët sipas ligjit, në afat prej 30 ditësh nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve duhet deri te ky Komision ti parashtrojnë listat me pronën e tyre.
Sipas këtyre të dhënave, kryetari që ka deklaruar më shumë pasuri, ndër kryetarët shqiptarë që udhëheqin me komunat në Maqedoni, është Fatmir Izairi, kryetar i Komunës së Zhelinës, i cili ka deklaruar një pasuri me vlerë të përgjithshme prej 7 qind e 61 mijë e 50 eurosh. Ndërsa më pak pasuri ka deklaruar Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës, i cili ka deklaruar një vlerë prej 16 mijë e 500 eurosh.
Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës ka deklaruar mjete të përgjithshme prej 16 500 eurosh. Ata përfshijnë vlerën e një veturë të tipit BMW me vlerë prej  551.700, 00 (9000 euro) dhe dy vetura të tjera, të dyja së bashku në një vlerë prej 7500 eurosh (njëra 2500 dhe tjetra 5000).
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar shtëpi pushimi në vlerë prej 600.000,00 den (9787 euro), pasuri të prindërve – shtëpi 3.000.000,00 (48939 euro). Veturë ‘Pezho 207’ vlera 720.000,00 denar (11746 euro). Vlera e përgjithshme e pasurisë të deklaruar nga Mexhiti arrin 70 471 euro.
Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës, ndërkaq ka deklaruar banesë 60 m2 në Shkup, vlera e së cilës arrin 1. 540.000,00 denar, (25122 euro). Banesën e bashkëshortit, 40 m2  në Shkup, me vlerë 1.848.000,00 denare, (301467 euro).
Një banesë të veten në Shkup prej 90 m2, me vlerë prej 2.772.000,00  (45220 euro), banesë me garazhë në Shkup me vlerë prej 3.080.000,00 denar (50244 euro), pronë të përbashkët. Automjet me vlerë prej 1.032.600,00 denar (16845 euro), dhe një automjet tjetër me vlerë 427.000,00 denar (6965 euro). Pastaj, honorarin në Universitet 30.000,00 denar (489,396 euro). Vlera e përgjithshme e kësaj pasurie arrin shumën prej 175031 euro.
Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit, në listën anketuese ka deklaruar shtëpi në Gostivar, pronë e përbashkët, në vlerë prej 2.500.000,00 denarësh (40783 euro). Lokal afarist me pronësi të përbashkët në vlerë prejt 3.100.000,00 denarësh (50570).
Pastaj, tokë bujqësore në vlerë prej 200.000,00 denarësh (3262 euro) pronë e prindërve, gjithashtu pronë të përbashkët, shtëpizë pushimi, me vlerë 50.000,00 denarë  (815 euro), Automjete të prindërve, me vlerë prej 200.000,00 denarësh (3262 euro) si dhe dy automjete të tjera në pronësi të prindërve në vlerë prej  200.000,00 denarësh (3262 euro), të dyja.  Vlera e përgjithshme e pasurisë së deklaruar arrin shumën e 101 958 eurove.
Sadulla Duraku, kryetari i Likovës ka paraqitur: tokë bujqësore në pronësi të prindërve me vlerë prej 2.440.000,00 (39804 euro), oborr në vlerë prej  1.281.000,00 denarë (20897 euro), shtëpi të prindërve me vlerë prej 4.270.000,00 denar (69657 euro) dhe 1.586.000,00 denarë (25872 euro), si dhe  mjete dhe makineri në vlerë prej  300.000,00 (4893 euro) dhe veturë,  me vlerë 1.100.000,00 (17944 euro).
Ai gjithashtu ka deklaruat të ardhurat vëllait të tij në vlerë prej  10.000,00 euro dhe rrogën prej 54.011,00  denar (881 euro). Vlera e përgjithshme e pasurisë së deklaruar arrin gjithsej 189951 euro.
Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit  ka deklaruar pronën e prindërve,  shtëpi me oborr dhe tokë bujqësore me vlerë prej  7.000.000,00 denar (114192 euro), automjet personal me vlerë 150.000,00 denar (2446 euro), mjete dhe makineri në pronësi të prindërve 300.000,00 denar (4893,96), mjete të bashkëshortes 400.000,00 denar (6525 euro).
Murati ka deklaruar se ka mjete, të veta  në bankë  në vlerë prej 900.000,00 denar (14681 euro), por edhe mjete në llogari të bashkëshortes 1.000.000,00 denar  (16313 euro) dhe të prindërve 600.000,00 (9787 euro).
Vlera e përgjithshme e pasurisë së deklaruar nga Murati arrin 168837 euro.
Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës ka deklaruar shtëpi personale në vlerë prej 11.600.000,00 (189233 euro), lokal afarist 7.784.188,00 denar (126985 euro ), tokë 15.568.200,00 (253967) si dhe një tokë tjetër me vlerë 3.255.000,00 (53099 euro), tokë 1.984.000,00 denar (32365 euro), automjete 496.000,00 denar  (8091 euro), veturën e bashkëshortes në vlerë prej  15.000,00 denar (244 euro) dhe 3.000.000,00 denar (48939,64 euro), si dhe  mjete laboratorike dhe mjekësore në vlerë prej 2.950.000,00 denar (48123 euro). Vlera e përgjithshme pasurisë së deklaruar 761050 euro. Izairi, ndërkaq ka deklaruar edhe kredinë në vlerë prej 13.950.000,00 denar (227569  euro).
Hazbi Idrizi, kryetari i Komunës së Bogovinës  ka deklaruar shtëpi vlera e së cilës kap shumën e 4.000.000,00 (65252), tokë ndërtimore 6.000.000,00 (97879), automjet 195.000,00 (3181,). Tokë bujqësore 3.500.000,00 (57096). Dhe, sipas listës Idrizi ka deklaruar një pasuri prej  gjithsej  223409 euro.
Fatmir Dehari, kryetari  i Komunës së Kërçovës ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 4.000.000,00 (65252,855), tokë bujqësore 4.600.000,00 (75040), shtëpi të prindërve 8.500.000,00 (138662), automjete të bashkëshortës 670.000,00 (10929,85), pasurinë e vëllait me vlerë prej 180.000,00 (2936), rrogën 52.000,00 (848), rrogën e bashkëshortes  18.000,00 (293,64), pensionin e prindërve 9.000,00 (146), rrogën e vëllait 240.000,00 (3915), përkujdesjen ndaj personit të tretë 6.000,00 (97 euro), stallën me vlerë 600.000,00 denar (9788), mjetet bujqësore që kapin shumën e  60.000,00 (978 euro), bagëtinë në pronësi të prindërve 60.000,00 denar (978). E gjithë pasuria e deklaruar e kryetarit të Komunës së Kërçovës arrin gjithsej 309870 euro.
Ismail Jahoski, kryetari i Komunës së Pllasnicës në listën e pasurisë së tij, ka deklaruar tokë në vlerë prej 1.218.438,00 denar (19876 euro). Shtëpi në ndërtim me vlerë prej 2.329.400,00 (38000) letra me vlerë pjesëmarrje prej 24 përqind në vlerë prej 6.158.600,00 (100466 euro) llogari bankare në denar në shumën 1.100.000,00 (17944 euro), një tjetër llogari bankare 304.278,00 denar (4964 euro), 1377 euro në bankë. Një llogari rrjedhëse 4.275.778,00 (69751,68) dhe një në devizë 10.453 dollar amerikan (8015). Vlera e përgjithshme e pasurisë së tij të deklaruar kap shumën e  260395 eurove.
Bajram Kadrija, kryetari i Komunës së Vrapçishtit ka deklaruar shtëpi me vlerë prej 12.000.000,00 denar (195758 euro), tokë bujqësore 25.000 euro, 10.000, euro, poashtu  tokë bujqësore dhe një automjet me vlerë prej  3.000 eurosh. Shuma e të gjithë pasurisë së deklaruar të kryetarit të Komunës së Vrapçishtës, arrin gjithsej 233758 euro.
Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës ka deklaruar një tokë në vlerë prej 1.137.500,00 denarësh  (18556 euro).
Enver Pajaziti, kryetari i Bërvenicës ka deklaruar Lokal afarist 91.950.000,00 (1500000), tokë 6.000.000,00, (97879,28 euro) shtëpi për pushim në emër të fëmijëve 3.000.000,00 (48939,64). Automjete me vlerë prej 1.961.600,00 denare (32000 euro), përkatësisht 1.655.000,00 denarë (26998,369 euro). Vlera e përgjithshme e deklaruar gjithsej 1705817 euro, ndërsa është i ngarkuar edhe me një kredi prej 30000000 (48939 euro).
Brahim Ajvazi, kryetari i Haraçinës, ka deklaruar pasuri prej 100,600.00 eurove dhe atë për një shtëpi me vlerë prej 100.000.00 eurove dhe një veturë prej 6.000.00 eurove.
Në raportin e Komisionit nuk është pasqyruar deklarimi i pasurisë nga kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata dhe ai i Studeniçanit, Azem Sadiku, por siç na theksuan në Komision, kjo mund të jetë bërë për shkak se lista ende po azhurohet, për shkak të vëllimit të madh të punëve.
Ndërkohë, që Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, pohoi se e ka dorëzuar listën. /Portalb