Një studim i kohëve të fundit ka konfirmuar se leximi përveç aktivizimit mendor, rrit aftësinë tonë për, ta quajmë ashtu, “lexim të mendjes”.
Nga të gjitha anët jemi të rrethuar nga ekranet, monitorët, kështu që nuk është për t’u habitur se kemi harruar atë ndjenjë kur mbajmë një libër në duar dhe tërësisht zhytemi në të.
Një studim i kohëve të fundit ka konfirmuar se leximi përveç aktivizimit mendor, rrit aftësinë tonë për, ta quajmë ashtu, “lexim të mendjes”. Në mënyrë të veçantë, leximi i veprave letrare ushqen artin e njohur si “teoria e mendjes” , d.m.th, aftësia për të “lexuar” mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve. Sigurisht, ka plot arsye që ju të përcaktoheni për librin dhe ne do t’i zgjedhim disa prej tyre.
– Leximi mund t’ju çlodhë dhe t’ju qetësojë: Hulumtimet në universitetin e “Mindlabe”, treguan se leximi është mënyra më e lehtë për të kapërcyer stresin, madje edhe më shumë se duke dëgjuar muzikë, çlodhja me një kafe/çaj apo një shëtitje relaksuese.
Nuk ka rëndësi se cilin libër e zgjidhni, pra kur “humbni” në historitë dhe eksploroni domenin e imagjinatës së autorit, jeni larg nga shqetësimet tuaja të përditshme dhe stresi, thotë njëri prej hulumtuesve për mediat britanike.
– Ndihmon që mendja juaj të mbetet e “kthjellët”: Koha që ju keni shpenzuar duke lexuar libra do ta ndihmojë mendjen tuaj për të qëndruar e mprehtë kur kaloni në vitet e mëvonshme. Studimi ka ndjekur 294 njerëz të cilët vdiqën në moshën 89-vjeçare. Ata të cilët kishin lexuar me hyrjen në moshë madhore kishin dëmtime të kujtesës më pak, në krahasim me të tjerët.
Aktivitetet ditore të trurit, të tilla si leximi dhe shkrimi, nga fëmijëria deri në moshën e rritur, në masë të madhe janë meritore për mirëqenien e trurit në pleqëri, theksohet në deklaratë. Madje mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimer-it.
Sipas shkrimit nga revista “Proceedings”, të rriturit të angazhuar në hobi siç është leximi dhe “lojë mprehtësie”, kanë më pak gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimer-it. “Megjithatë, këto të dhëna nuk duhet të merren si përfundimtare, ne pyetje është vetëm asociacioni dhe jo lidhjet me shkakun dhe efektin.
Këto rezultate ndoshta rrjedhin nga fakti se mosveprimi është shpesh shkaku i sëmundjeve të caktuara apo rezultat nga simptomat e hershme. Sikurse që aktivitetet fizike forcojnë muskujt, zemrën dhe kockat ashtu edhe aktivitete intelektuale e forcojnë trurin kundër sëmundjes”, theksoi Dr. Robert Friedland, ekspert i kësaj fushe.
– Leximi për gjumë më të mirë: Shumë ekspertë rekomandojnë krijimin e një rutine kundër stresit që do të qetësoj mendjen dhe trupin para gjumit. Leximi është një nga mënyrat e shkëlqyera, natyrisht nëse libri nuk është një nga ata që “mban vëmendjen dhe pasigurinë”. Drita e fortë, duke përfshirë edhe atë nga monitori, i jep sinjal trurit që ka nevojë të zgjohet, ndërsa një libër i mirë është ideal për të qetësuar trurin.
– Forcimi i ndjeshmërisë: Gjatë leximit shpesh ndodh që të hyjmë në ngjarje në atë masë që ne mendojmë se jemi në atë rrëfim dhe vëzhgojmë rrjedhën e aventurës dhe veprimit të heronjve. Studimet eksperimentale kanë treguar një rritje të rëndësishme të ndjeshmërisë në mesin e të anketuarve të cilët lexojnë libra në fushën e fantastikës. Pra, vetëm përpara, zhytuni në ndonjë ngjarje dinamike ose barazoni veten me disa prej heronjve!
– Librat “Self-help” mund të zbusin depresionin: Edhe pse janë objektiv i kritikëve dhe ekspertëve në fushën e psikologjisë dhe psikiatrisë, këto libra me të vërtetë mund të lehtësojë simptomat e çrregullimeve mendore. Një studim i botuar në revistën “Plos One”, tregon se duke lexuar këto libra në kombinim me një trajtim specifik, shoqërohen nivele më të ulëta të depresionit në krahasim me individët të cilët pasojnë vetëm terapinë e rekomanduar.
Christopher Williams nga Universiteti i Glasgout, theksoi për BBC-në, se këto rezultate janë shumë inkurajuese për shkak se depresioni në vetvete tërheq frymëzimin dhe motivimin nga njerëzit.
Natyrisht, para se të vendosni për trajtimin e kombinuar duhet patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj.