Familjet janë të ndërgjegjësuara sa i përket lidhjes së drejtpërdrejtë të një edukimi të mirë me mësimin e gjuhëve të huaja. Metodat e mësimit të gjuhës së huaj te fëmijët ndryshojnë nga metodat e të rriturve.
Fëmijët mund të përdorin aftësitë intuitive dhe imituese. Në metodat e mësimit të gjuhës së huaj te fëmijët janë të rëndësishme materialet zanore dhe vizuale. Mësimi i gjuhës ndihmon në zhvillimin e aftësive komunikuese të fëmijës dhe në depozitimin e njohurive.
Njohuritë e marra në moshë të vogël janë më jetëgjata dhe mund të mbahen mend për gjithë jetën. Në trurin e personave që flasin më shumë se një gjuhë krijohen më shumë rrjeta nervore dhe çdo gjë që e vë në punë trurin mundëson një zhvillim më të mirë të tij. Fëmijët që mësojnë gjuhë të huaj që në moshë të vogël janë më me fat se të tjerët, por mund ta harrojnë atë nëse nuk e përsërisin.
Prandaj është e nevojshme praktika e gjuhës së huaj me familjen, leximi i librave të përshtatshëm për moshën e fëmijës dhe shoqërimi me nxënës të huaj. Në të njëjtën kohë, fëmijët që mësojnë një gjuhë mund të mësojnë shumë lehtë një gjuhë të dytë të huaj. Mësimi i një gjuhe të huaj është shumë i rëndësishëm për çdo person, ajo duhet për të ndjekur zhvillimet e fundit dhe aktualitetin. Krahas kësaj, gjuha e huaj mundëson dhe zhvillimin e tolerancës ndërkulturore.
Categories