Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”
Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë.
Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:
1. Materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakdedhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegët, ngase në të është gjetur substanca e ngjajshme me senfin, i cili lufton qelbosjet në gojë dhe shkatërron bakteriet.
2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. Asocacioni Dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.
3. Vajëra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë të mirë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.
4. Enzimet që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.
5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteriet, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e bakterieve në gojë.
Burimi: Mjekësia Islame.com
Categories