Për herë të parë është hapur një rrjet i ri social që është në dispozicion për të gjithë shqiptarët.
Ky rrjet i quajtur “Profili IM” është hapur me 3 janar të këtij viti dhe është në gjuhën shqipe shkruan “PCWorld Albania”.
Ky profil (http://profili.im/) bën të mundur që të lidhesh me persona që të përshtaten më tepër dhe bën të mundur për gjetjen e personave që ke më pranë më anë të një sistemi inteligjent.
Ndërkaq nëpërmjet këtij rrjeti mund të ngarkosh foto sat ë duash, mund të shkëmbesh mesazhe, mund të komunikosh me video, lojëra në grup, mund të vlerësosh të tjerët me anë të votimeve, etj.
“Profili IM” është i hapur për të gjithë, ku çdo person që ka profil mund të shikosh çdo gjë tek ai/ajo.
Çdo përdorues mund të zgjedh të preferuarit e tij/saj dhe pas kësaj mund informohet për çdo aktivitet të tyre.
Deri tani numri i përdoruesve ka arritur 500 përdorues dhe janë shkëmbyer mbi 6457 mesazhe.
Ky rrjet është ndërtuar nga Dajan dhe Dorjan Vulaj. Ideja e këtij projekti ka ardhur si nevojë për studentët për leksionet, detyra kursi, projekte.
Më pas dy të rinjve u lind ideja për krijimin e një rrjeti të ri social për të krijuar njohje mes të rinjve shqiptarë.
Rreth dy muaj u janë dashur që ta dizajnojnë faqen bën të ditur “PCWorld Albania”.
Tashmë po punohet për të lidhur këtë rrjet me “iPhone” dhe “Android”.
Faqja është ende në ndërtim e sipër dhe herë pas here rifreskohet me ide krejt të reja.