Presidenti i FIFA-s, Zep Blater, ka bërë të ditur shpërblimet monetare që do të kenë 32 kombëtaret pjesëmarrëse në fazën finale të Kupës së Botës “Brazil 2014”.
Sipas Blaterit, në këtë edicion do të ketë një rritje prej 40.5% në përfitimet për skuadrat (576 milionë euro nga 410 milionë që ishte kjo shumë në Botërorin e 2010-ës në Afrikën e Jugut).
Kampionët e Botës do të përfitojnë 35 milionë dollarë, kurse ekipi finalist 25 milionë. 22 milionë dollarë do të shkojnë për kombëtaren e vendit të tretë, 20 për atë të vendit të katërt. Skuadrat e renditura nga vendi i pestë deri në të tetin do të arkëtojnë nga 14 milionë dollarë, vendet 9-16 nga 9 dhe 12 skuadrat e tjera do të shpërblehen me nga 8 milionë dollarë.
admin
11 years ago
previous article
Telefoni me dy ekrane “YotaPhone” del në shitje
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago