Categories
Lajme FRI

Ja sa para fitojnë kompanitë e teknologjisë në një sekondë…

Për të nxjerrë në pah shumën e parave që kompanitë e mëdha të teknologjisë fitojnë, një ueb faqe që ndihmon njerëzit të kursejnë, ka krijuar një grafik interaktiv që tregon saktësisht se sa para fiton çdo kompani në kohë reale. Ueb faqja, e projektuar nga kompania më bazë në Angli, Happier, është gjithashtu interesante, sepse ajo tregon se sa të suksesshme janë kompanitë në krahasim me njëra-tjetrën.
Krijuesit e pajisjeve celulare Samsung, Apple, Nokia dhe BlackBerry janë të gjitha në këtë listë, po ashtu edhe kompanitë e harduerëve dhe softuerëve si Microsoft, Google, HP, Dell, Foxconn, IBM, Oracle dhe Cisco.
Facebook është i vetmi rrjet social në listë, duke fituar 230 dollarë në sekondë, dhe Amazon është shitësi i vetëm online dhe fiton 1.996 dollarë. Samsung fiton më shumë, me një sasi të konsiderueshme. Sipas grafikut, firma koreane fiton 6,486 dollarë në një sekondë. Apple është në vendin e dytë, duke fituar 4,539 dollarë për sekondë, me BlackBerry në fund të listës me 205 dollarë për sekondë.
Në fakt, BlackBerry, Nokia dhe Facebook rezultojnë kompanitë që fitojnë më pak. Shifrat janë të bazuara në të ardhurat e kompanive për tremujorin e fundit. Sipas grafikut, Microsoft fiton më shumë para sesa Google, 2,331 dollarë krahasuar me 1,873 dollarë.

Exit mobile version