Të gjithëve na ka ndodhur që të ndërpresim një punë të rëndësishme dhe të tundohemi nga dëshira për të kontrolluar një herë profilin në Facebook ose për të dëgjuar një këngë në YouTube.
Sigurisht në fund do të ketë kaluar një kohë e konsiderueshme dhe nuk do të ndjeheni produktivë. Gjithashtu mund të përmendim dhe ato raste kur këto faqe argëtimi çrregullojnë programin e fëmijëve.
Përveç këtyre dy arsyeve ekzistojnë edhe plot të tjera që mund të nxisin njerëzit të bllokojnë faqe ueb të caktuara përgjithmonë ose vetëm për disa orë të caktuara.
Guida e mëposhtme tregon se si mund të bllokohet një faqe ueb duke bërë disa ndryshime të thjeshta në dokumentin host file në Windows. Kjo metodë nuk kushton aspak dhe nuk është e nevojshme që të instaloni ndonjë softuer shtesë. Host File është një dokument i thjeshtë tekst që shërben për paraqitjen e adresave IP dhe emrave përkatës.
1.Në fushën e kërkimit në Windows vendosni këtë direktori “C:WindowsSystem32driversetc”.
2. Klikoni dy herë tek “hosts” dhe përzgjidhni Notepad. Më pas mund të drejtoheni tek skedari host duke përzgjedhur File – Open.
3. Në Notepad do të shfaqen disa rreshta teksti dhe pikërisht tek rreshti i fundit shkruhet diçka lidhur me local host. Aty shkruani “127.0.0.1” dhe lini një hapësirë. Më pas shkruani adresën e faqes që doni të bllokoni si p.sh “127.0.0.1 www.youtube.com”.
4. Mund të vazhdoni të bllokoni aq faqe sa dëshironi duke ndjekur këtë formulë të thjeshtë. Sigurohuni që të përdorni vetëm “www” dhe jo “http”.
5. Klikoni menunë “File” dhe më pas “Save” për të ruajtur ndryshimet. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos ndryshoni as emrin dhe as vendndodhjen e direktorisë.
6. Në fund përpiquni që të hapni faqen e bllokuar dhe shihni nëse metoda që përdorët ka funksionuar. (PCWorld Albanian)
Categories