Mënyra më e mirë për të mbrojtur telefonin tuaj nga hakerat është që të merrni këshilla nga vetë ata mbi sigurinë dhe masat që duhen marrë. Një nga gazetarët e CNN kontaktoi me punonjës të kompanisë Infiltrate, e cila merret me sigurinë online dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
Gazetari vendosi telefonin e tij iPhone në tavolinë dhe pyeti punonjësin me të cilin kontaktoi, Tomi Tuominen, se çfarë ishte në gjendje ti bënte atij telefoni. Përgjigjja e tij ishte se ai mund ta kontrollonte dhe të merrte të gjithë informacionet e këtij telefoni me shumë lehtësi.
Punonjësit Tuominen dhe Robert Lee sqaruan se ka shumë mënyra për të mbrojtur telefonin tuaj, duke filluar nga ato më të thjeshtat si ndërlikimi i fjalëkalimit që i vendosni, e duke mbaruar tek ato më të ndërlikuarat që kërkojnë njohuri të avancuara. Mënyrat e mbrojtjes së telefonit tuaj mund ti ndiqni edhe në videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)
EDITOR
10 years ago
previous article
FRI dhe Kalliri i Mirësisë shtruan iftar në Tetovë
next article