Categories
Lajme FRI

Ja se si të përdorni Gmail-in pa internet

Shërbimi Gmail është mjaft i popullarizuar për shumë arsye, në mesin e të cilave bëjnë pjesë siguria, hapësira relativisht e madhe prej 10 GB për e-maile, si dhe veçori të tjera të dobishme që e përmirësojnë përvojën e përdoruesit në ueb.
Sidoqoftë, mund të ju rastis që të mos jeni të kyçur në internet, por të keni nevojë që të dërgoni e-maile, apo thjesht ta përdorni Gmail-in me anë të pajisjes suaj mobile dhe këtu vjen në ndihmë Gmail Offline, shtojcë kjo për shfletuesin Chrome që mundëson të kryhen disa gjëra që ofron Gmail, por pa pasur nevojë që të jeni të kyçur në internet.
Pamja që ofron kjo shtojcë dallon nga pamja e zakonshme e Gmail, e cila ngjason më tepër me versionin për Android të Gmail-it, ku për dallim nga versioni i uebit, ai ka një formë të ndërfaqes prej dy panove, ku në anën e majtë paraqiten porositë ose kategoritë e caktuara nga përdoruesi për llojet e ndryshme që mund të vijnë, si dhe është i mbushur me ngjyra dhe butona karakteristikë.
Edhe pse nuk i përmban të gjithë urdhrat e shkurtër që i ofron Gmail, Gmail Offline ofron shumicën e urdhrave të nevojshëm, si shkrimi i një e-maili të ri, dërgimi i përgjigjes, bërja forward e e-mailit e kështu me radhë.
Pasi është synuar që të funksionojë kur nuk ka internet, kur përdoruesi bën dërgimin e ndonjë e-maili me të, ai ruhet në një folder Outbox, prej nga niset posa që përdoruesi e bën qasjen në internet.
Si dhe, për të njëjtën arsye, pra pasi që është mëtuar që të funksionojë pa internet, nuk ofrohet mundësia për chat me kontaktet e tjera në Gmail. Me pak fjalë, kjo shtojcë shton mbështetjen në Gmail në formën offline, kështu që ju mund të lexoni dhe të përgjigjeni pa qenë të lidhur në internet. (PCWorld Albanian)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version