Dropbox është një shërbim shumë i dobishëm që ofron shërbime për sinkronizim të skedarëve.
Por për të sinkronizuar të dhënat e juaja me kompjuterët dhe pajisjet e tjera mobile, ju duhet t’i vendosni ato të dhëna në folderin e nënkuptuar në Dropbox fillimisht që mund të jetë pak edhe gjë jo fort e dëshirueshme.
Disa të dhëna – si profilet e shfletuesit (Firefox), pikët dhe profilet nga lojërat, skedarët për të dhenta në Outlook dhe skedarët për menaxhim të fjalëkalimeve (si KeePass) nuk mund të barten.
Për këtë do të keni nevojë për Dropbox Folder Sync.
Dropbox Folder Sync është një aplikacion i vogël, pa pagesë që e fut veten në menunë që hapet me klikim të djathtë në ndonjë ikonë skedari ose folderi dhe iu mundëson që të krijoni atë që quhet një “lidhje simbolike”.
Kjo nënkupton që një folder në kompjuterin tuaj mund të lidhet me llogarinë tuaj Dropbox dhe asgjë tjetër nuk ka nevojë të bartet. Në fakt, kompjuteri në radhë të parë nuk do ta kuptojë që është një lidhje.
Lidhja simbolike do të krijojë një folder në llogarinë tuaj Dropbox dhe kurdo që diçka ndryshon në folderin origjinal, folderi i klonuar e i vendosur në Dropbox do të përditësohet në çast.
Pas instalimit të softuerit, ajo që duhet të bëni është të shkoni tek folderi të cilin dëshironi ta vendosni në Dropbox dhe të klikoni me të djathtën e miut sipër ikonës së atij folderi, e më pas duhet të shtypni opsionin Sync with Dropbox.
Pasi ta keni bërë këtë një shigjetë që tregon për ekzistimin e një kopjeje në Windows do të paraqitet në atë folder.
Një kopje e këtij folderi do të paraqitet edhe në Dropbox posa të ketë mbaruar ngarkimi i të gjithë skedarëve që ndodhen brenda folderit.
Nëse pas ndonjë kohe e shihni si jo të nevojshme apo thjesht nuk dëshironi që folderi juaj nga Windows të sinkronizohet në Dropbox, vetëm shkoni tek folderi juaj që ndodhet në Windows dhe pasi të keni klikuar me të djathtën e miut sipër atij folderi, zgjidhni opsionin “Unsync with Dropbox”.
Folderi i klonuar në Dropbox do të fshihet dhe folderi origjinal do të mbetet siç ishte.
Zhvilluesi thotë që një version i ri i këtij aplikacioni është në përgatitje e sipër me disa përmirësime të vogla si sinkronizimi i një folderi që ekziston tashmë në folderin tuaj në Dropbox.
Për momentin nuk mundësohet që të ceket se ku duhet të shkojë folderi i klonuar dhe kjo mund të shpjerë në rrëmuja me folder jo të organizuar.
Një tjetër veçori e planifikuar thuhet se do të përfshijë opsionet në menynë me klikim të djathtë në një nën-menu të vetme.
Aplikacioni për momentin është duke u përgatitur dhe zhvilluesit duket se janë mjaft përgjegjës sa i përket përgjigjeve sa i përket reagimeve përgjatë uebfaqes së tyre, kërkesës për veçori dhe për raportime të vrimave të mundshme. (PC World Albanian)
EDITOR
12 years ago
previous article
Ja makina më e mirë në botë…
next article
Këshilla të ndritura
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago