Categories
Lajme FRI

Ja si do shpërndahet pronësia e Interit

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit drejtues në selinë e klubit, Masimo Morati ka shpjeguar hollësitë e hyrjes në shoqëri të grupit të kryesuar nga indoneziani Erik Tohir.
Numri një i zikaltërve, i cili mbërriti 15 minuta më herët se këshilltarët e tjerë, konfirmoi se për firmat “do të duhen disa ditë”.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, presidenti aktual do të jetë aksionari kryesor së bashku me partnerin indonezian. Të dy do të ndajnë në mënyrë të barabartë 60% të aksioneve, ndërsa nga 20% do të kenë dy ortakët e tjerë.
Në këtë mënyrë Morati do të ketë një pozitë të barabartë me Erik Tohirin dhe do vazhdojë të mbajë postin e presidentit.
“Firmat mund të vijnë brenda javës, pasi të rregullohen edhe disa çështje të vogla. Do të vijnë tre ortakë, ku secili përfaqëson veten. Por familja Morati do të ketë një pjesë të madhe të aksioneve dhe disa anëtarë në këshillin e ri drejtues. Unë dhe Tohiri do të punojmë për ta përmirësuar klubin”, deklaroi Morati në përfundim të mbledhjes.
“Nuk është e largët dita e firmave – vijoi -, por për momentin nuk mund të jap datë të saktë. Besoj se kjo do të ndryshojë shumë menaxhimin e shoqërisë. Në mbledhjen e sotme thjesht miratuam bilancin e vitit të shkuar si dhe bisedova pak me këshilltarët. Pas pak ditësh do ta caktojmë asamblenë e aksionarëve. A do mbetem president? Të shohim”.
 
 
Ja si do jetë ndarja e aksioneve:
Masimo Morati30% të kuotave
Erik Tohir30%
Rosan Perkasa Roeslani (krahu i djathtë i Tohirit) – 20%
Handy Soetedjo (partner i afërt i Tohirit) – 20%
/Start/

Exit mobile version