Autobusin më të shtrenjtë në botë, shumica e përshkruajnë si një “pallat me rrota”, i rrethuar me ar, ndërsa çmimi i tij llogaritet afër 2,3 milion euro dhe gjendet në Dubai.
Autobusi luksoz “eleMMent Palazzo”, posedon dhomën e fjetjes, televizor 40 inçësh, bar të madh, kaminë, si dhe ballkone anësore në pjesën e epërme të autobusit.
Flitet për një mjet tepër luksoz, i cili është atraksion për shumë sheikë të pasur. Ky autobus ekziston në ngjyrën e verdhë ari, si dhe me ngjyrë të bardhë në varësi prej dëshirës së tyre.
Ky autobus “gjigant” është i dizajnuar special për biznesmenët, familjet e pasura si dhe për persona të famshëm të cilët dëshirojnë që të udhëtojnë rreth botës./albtime
Categories