Milingonat mund të na tregojnë për hallet e tyre duke nxjerrë zë nga këmbët e prapme.
Sekretari i përgjithshëm i shkencave të natyrës në Universitetin New Orleans, Muge Kanay, pohon se me ndihmën e metodave makro të fotografimit është e mundur të analizojmë nga afër edhe gjallesa shumë të vogla.
Çdo lloj ka një feromon të veçantë dhe çdo feromon përmban një formulë kimike.
“Çdo gjallesë duhet të njohë formulën feromon dhe të kuptojë mesazhin e dëshiruar të prodhuar nga kjo lëndë për funksionimin e duhur të sistemit feromon. Por, tek milingonat komunikimi ndryshon nga gjallesat e tjera. Për të komunikuar me të tjerët miliongonat përdorin edhe një sistem tjetër krahas sistemit feromon dhe ky sistem është akustika. Pra, thënë ndryshe, ato flasin. Një ekip nga Universiteti New Orleans në qytetin e Louisianas në SHBA filloi të analizonte milingonat që flisnin, dhe gjatë kësaj periudhe ato u përballën me një të vërtetë të çuditshme.
Milingonat që nxirrnin zëra të ndryshëm si pasojë e fërkimit të barkut dhe këmbëve të prapme me një ferrë të veçantë mund të tregonin hallin e tyre në këtë mënyrë. Sipas studimit këtë gjë nuk e bëjnë vetëm milingonat e rritura por edhe milingonat e vogla që presin brenda larvës përdorin të njëjtën metodë. Milingonat e parritura mirë mund të kërkojnë ndihmë duke nxjerrë zëra të ndryshëm dhe në gjendje urgjence mund të thërrasin ‘Ndihmë’”, shprehet Kanay./Start/
Categories