Institucionet e Kosovës kanë probleme të theksuara me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Denoncimi bëhet nga gazeta “Zëri”, që shkruan se ankesat e qytetarëve për gabime drejtshkrimore janë të shumta.
Shqetësim për qytetarët e Kosovës, përben edhe fakti që gjuha shqipe, në vend që të jetë e para në renditje në dokumenta, është e dyta.
Një prej dokumenteve që zotëron “Zëri”, është një “Formularë për martesë”, i cili lëshohet nga Komuna e Prishtinës. I gjithë dokumenti fillimisht është i shkruar në anglisht, pastaj në shqip dhe në fund në serbisht. Gabimet janë të shumta.
dokument komuna e prishtines 1
dokument komuna e prishtines 2
Një ankesë e ardhur nga një qytetar i Prishtinës në e-mail adresën e redaksisë raporto@zeri.info, ka shfaqur brengën e tij për gabimet në të cilat ka hasur ai gjatë plotësimit të një formulari të marrë në sportelet Komunës së Prishtinës.
Ankesa e tij kishte të bënte me gabimet drejtshkrimore që ai kishte hasur në atë formular, por edhe gabime tjera në sintaksë që ia humbin kuptimin tërësisht fjalisë.
Ankuesi ka shfaqur brengën e tij edhe se gjuha shqipe në këtë dokument është pozicionuar e dyta, pas asaj angleze, e përcjellë nga gjuha serbo-kroate.
Gjithë këtë “masakrim”, Asdren Osaj, këshilltar i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, e ka gjuajtur në duar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Çdo dokument që nuk e ka logon e Komunës së Prishtinës, lëshohet nga Agjencioni për Regjistrim Civil që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë Osaj për “Zërin”.
Megjithatë, dokumenti që ka arritur në redaksinë tonë, ka të bëjë me “Formularin për martesë”, formular i cili duhet plotësuar me të dhënat personale të çiftit që dëshiron të bëjë kurorë.
Përveçse i gjithë dokumenti fillimisht është i shkruar në anglisht, pastaj në “shqip” dhe në fund në serbisht, gabimet drejtshkrimore të këtij dokumenti janë enorme.
Gabimet nisin qysh në fillim të tij, ku në vend se të shkruhet “Numri i regjistrimit” është e shkruar “Number i regjistrimit”. Më pas vjen gabimi i dytë, gjithnjë në majë të dokumentit, ku shkruan “Datelet oe kandidatëve” në vend të “Detalet e kandidatëve”.
“Masakrimi” i gjuhës shqipe vazhdon edhe më tej, ku në vend të “Data e lindjes” shkruan “Data e linjes”, gabim i cili përsëritet sërish në rreshtin më poshtë në rastin “Vend i linjes”.
Në vijim, po i shkruajmë disa prej gabimeve që ne i kemi vënë re, por ka mundësi të na ketë ikur ndonjë për shkak të gabimeve të shumta drejtshkrimore.

  1. Emri i plotë i babai (duhet: Emri i plotë i babait)
  2. Emri i plotë e nëna (duhet: Emri i plotë i nënës)
  3. Deklarata e bashkëshortëve për mbiembrin e tyre (duhet: Deklarata e bashkëshortëve për mbiemrin e tyre)

Dokumenti 2

  1. Deklarata e dëshmitarit për gjendjën martesore (duhet: Deklarata e dëshmitarit për gjendjen martesore)
  2. Me anë të kësaj deklaromë se e kam ditur (duhet: Me anë të kësaj deklaroj se (ata/çifti) janë njohur)
  3. Që më shumë se dy vite dhe detajet e lartëpërmendura hga secila pale janë të vërteta (duhet: për më shumë se dy vjet dhe detajet e lartpërmendura nga secila palë janë të vërteta)

Për gabimet tjera, ju ftojmë që t’i gjeni vetë në dokumentet përcjellëse.
dokument komuna e prishtines 4
 
Edhe Maqedonia “masakron” shqipen
Shtrembërimi i gjuhës shqipe vazhdon në institucionet e Maqedonisë. Kjo dëshmohet edhe me mbishkrimet nëpër tabela treguese, por edhe në tabela informuese.
Një rast i tillë është edhe një tabelë informuese lidhur me realizimin e projektit infrastrukturor të rrugës Bellanoc – Stançiq, që lidh Maqedoninë me Kosovën. Tabela e tillë është promovuar nëpër rrjetet sociale edhe nga politikanë dhe zyrtarë institucionesh, pa shprehur vërejtjet lidhur me këto skandale drejtshkrimore. Një gjë të tillë për këtë kishte bërë deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
Tabela treguese ka një numër të madhe të gabimeve drejtshkrimore. Një pjesë e institucioneve në Maqedoni edhe pse kanë përkthyes të punësuar, ato vazhdojnë me skandalet e shtrembërimit dhe masakrimit të gjuhës shqipe. Siç bëhet e ditur një pjesë e përkthyesve janë të paaftë për të kryer punën e tyre dhe se ata janë pranuar në shumë institucione pa pasur arsimimin adekuat dhe pa plotësuar kushtet e kërkuara. Në një rast të caktuar rolin e përkthyesit e kryejnë edhe persona që janë hoxhallarë apo kanë kryer medresetë dhe fakultete fetare. /ina/
Shtrembërimi i gjuhës shqipe në Maqedoni