Druajtja është problem i shumë personave të çfarëdolloj moshe qofshin. Por me disa hapa të thjeshtë mund të heqim të gjitha efektet negative të druajtjes. Fuqia e fjalëve është më e madhe nga ç’e keni menduar; ja disa nga rrugët e shpëtimit nga druajtja:
Gjërat që ia keni thënë vetes suaj fillojnë të drejtojnë veprimet dhe sjelljet tuaja, megjithëse mund të mos jenë të vërteta. Thuajini vetes gjëra të tjera përveç faktit se jeni të turpshëm, i druajtur, pa besim në vetvete.
Mos ikni. Largimi nga ambienti ku ndiheni të druajtur do të ndikojë në përforcimin e druajtjes. Përpiquni të pyesni veten pse ndiheni kështu në vend që të largoheni. Kur ndjeni më shumë druajtje përballë njerëzve të rinj, kur mësoni diçka të re apo kur po mësoheni me një situatë të re? Zbulimi i burimit të problemit do të lehtësojë edhe hapat në rrugën e zgjidhjes.
Hiqni dorë nga perfeksioni. Mos e krahasoni veten me personat më të pasur, më të bukur e më të suksesshëm të televizionit. Kjo situatë do t’ju bëjë të ndiheni më keq, të pyesni veten “pse nuk bëhem edhe unë ashtu?”, të fokusoheni në anët tuaja negative. Në të njëjtën kohë mund të përballeni me refuzimin në marrëdhëniet e tjera shoqërore. Mos i konsideroni si personale situata të tilla, por si një mundësi për të zhvilluar veten.
Nxirrni një listë të anëve pozitive. Shkaku kryesor i druajtjes padyshim që është mungesa e besimit në vetvete. Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë është të bëni një listë të anëve tuaja pozitive dhe të fokusoheni mbi to.
Mos u merrni shumë me veten. Kuptojeni se e gjitha bota përreth nuk po ju vëzhgon. Shumë njerëz mendojnë se të tjerët mendojnë dhe fokusohen mbi ta ngaqë merren shumë me veten e tyre dhe për këtë arsye kanë frikë nga gabimi. Mundohuni të fokusoheni tek të tjerët, të merrni mendimet e tyre dhe çfarë mendojnë për veten e tyre.
Mundeni shqetësimin me anë të një jete aktive. Sigurisht që kur njeriu jeton i druajtur dhe nuk bën një jetë aktive, ka mbledhje të madhe energjie. Derdhja e energjive në ushtrimet fizike do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë në marrëdhëniet tuaja sociale.
Merrni mbështetje psikologjike. Nëse gjendja juaj nuk zgjidhet as me anë të këtyre sugjerimeve dhe druajtja nuk ndikon thjesht në marrëdhëniet tuaja shoqërore por edhe tek shëndeti juaj, atëherë duhet të këshilloheni me një specialist. Në raste të tilla, krahas kurës me ilaçe mund të realizohen dhe ushtrime të tjera fizike. /Start/
Categories