Kur ju kërkoni diçka në “Facebook”-un tuaj, termat e kërkimit ruhen në protokollin e aktiviteteve (Activity Log). Më poshtë do t’ju tregojmë se si t’i shihni dhe t’i fshihni këto terma.
Ky protokoll mund të shihet vetëm prej jush, por në qoftë se për ndonjë arsye dëshironi të fshini kërkimet tuaja të mëparshme ose thjesht t’ju hidhni një sy për të gjetur diçka që keni harruar, ja se si duhet të veproni.
Në profilin tuaj, në krah të emrit mund të klikoni butonin “Activity Log”.
Në faqen që do të hapet mund të klikoni butonin “More” që ndodhet në anën e majtë dhe më pas përzgjidhni opsioninn “Search”.
Sa të klikoni në të ju shfaqet historiku i kërkimeve tuaja në “Facebook”.
Në rast se dëshironi t’a fshini këtë historik, atëherë mund të klikoni në pjesën e sipërme djathtas butonin “Clear Searches.
Ende nuk është zbuluar ndonjë opsion që do mund të aktivizonte regjistrimin e këtij historiku, por më e rëndësishmë tashmë është që termat e kërkimit janë të dukshme vetëm për përdoruesin.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
20 binjakë në një klasë!
next article
Simboli i vajzës siriane që po trondit botën (Foto)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago