Pas lejimit të miqësoreve ndërkombëtare të Kosovës nga FIFA, në blogje të shumta dhe në rrjete sociale kanë filluar diskutimet se si do të mund të dukej fanella e Kosovës. Ka pasur shumë propozime, por propozimi që ka marrë më së shumti ‘vota’ është ai i faqes Accept Kosova in FIFA dhe UEFA në Facebook. Fanella me ngjyra të kaltër dhe me stemën e Republikës së Kosovës e markës Adidas duket shumë bukur. Emri i futbollistit dhe numri janë shkruar me ngjyrë ari ashtu siç është edhe harta e Kosovës, derisa çorapet janë të bardh, si yjet në flamur, transmeton ORAinfo. Kuptohet, vendimin për dukjen përfundimtare të fanellave të përfaqësueses e merr Federata e Futbollit bashkë me Ministrinë e Sportit, por ky propozim sigurisht se duhet të merret parasysh.