Categories
Lajme FRI

Ja si mund të luajë Kombëtarja kundër Zvicrës

Kombëtarja po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen ndaj Zvicrës, që do të luhet të premten (në orën 20:30) në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”
Në stërvitjen e të mërkurës pasdite trajneri Xhani De Biazi i kushtoi veçanërisht rëndësi taktikës, shkruan “Panorama Sport”-i.
Edhe pse me dyer të mbyllura, nga seanca e djeshme u mësua diçka rreth formacionit që tekniku italian mund të hedhë në fushën e lojës.
Janë dy variante të mundshme: skema 4-4-1-1 dhe 4-4-2.
Porta do t’i besohet sërish Berishës, ndërsa në qendër të mbrojtjes rikthehet dyshja Cana – Mavraj, me Lilën në të djathtë e Agollin në të majtë.
Në rastin e parë, në mesfushë do të rreshtoheshin Roshi, Basha, Bulku dhe Rama, me Kaçen pas krahëve të Salihit.
Nëse De Biazi vendos të luajë me variantin 4-4-2, Bulku mbetet jashtë dhe ia lë Kaçes vendin përkrah Bashës në qendër të mesfushës. Në sulm do të kishte balotazh mes Balës dhe Gashit si partnerë të Hamdi Salihit, i cili e ka të sigurt vendin e titullarit.
/Start/

Exit mobile version