Categories
Lajme FRI

Ja si ndotet ajri 'mbytës' në Tetovë (VIDEO)

Në një storje të përkrahur nga SCOOP-Maqedoni e realizura nga gazetari Urim Hasipi, tregohej qartë se ajri në rajonin e Pollogut, që përfshin rajonet e qyteteve të Tetovës dhe Gostivarit, është i ndotur disa herë mbi nivelin e lejuar. Shoqatat joqeveritare thonë se ndotja e ajrit në rajonin e Pollogut është alarmante. Ministria e Ekologjisë konfirmon ndotjen, por dyshon te aparatura matëse.
Me shikimin e drejtuar nga shtëllungat e tymit, Memedali Ameti banorë i fshatit Kopanicë shprehet i shqetësuar lidhur me sëmundjet që sjell ajri i ndotur nga Kombinati Metalurgjik Silmak në fshatin Jegunoc. Ai jeton në fshatin Kopanicë të komunës së Jegunocit, në veri-perëndim të Maqedonisë dhe është i brengosur për ajrin me aromë metalesh që thith ai dhe familja e tij. Thotë se fabrika daton që para pesë dekadash dhe tani lëshon vetëm helme, jo vetëm për banorët e Komunës së Jegunocit. ‘Është mirë që kjo fabrikë po punon, por duhet e njejta të ketë filter mbrojtës. Pluhuri e dëmton ambientin ku jetojmë. Edhe në bujqësi kemi dëme, por edhe ajri është I rëndë. Duhet që të ketë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve”, thotë Memedaliu.
Sa i përket kualitetit të ajërit, nga Ministria e Ekologjisë thonë se i njëjti matet në Tetovë me stacionin monitorues në kuadër të Sistemit Automatik Shtetëror Monitorues për Kualitetin e Ajërit. Sipas rezultateve të grumbulluara për substancat ndotëse gjatë 2013, është kaluar kufiri mesatar i sasisë për grimcat me madhësi deri në 10 mikrometër (pluhur). “Duhet të theksojmë se stacioni duhet të dislokohet për shkak se në afërsi të saj janë ndërtuar objekte të mëdha dhe nuk ka kushte që matja e ndotjes së ajërit të jetë relevante”, thonë në Ministri.
Rritjet e pacientëve me sëmundjet e traktit digjestiv (frymëmarrjes) dhe sëmundjet me prejardhje të panjohur janë indikacion i mjaftueshëm që Tetova nuk është një parajasë në aspektin e mbrojtjes së ambientit”, thotë profesor Murtezan Ismaili.Ndërkohë që sipas Hartës së publikuar nga NASA për ndotjen e ambientit, Pekini është qyteti më i ndotur në botë, ndërsa Sarajeva qyteti më i ndotur në Evropë. Sipas hartës së publikuar nga NASA për ndotjen e ambientit, Tetova dhe Shkupi, janë qytetet më të ndotura në Maqedoni . Për nga ndotja e ajrit, Tetova ka ik shumë përpara Velesit, i cili deri para pak kohësh ishte qyteti më i ndotur në Maqedoni. Harta e publikuar nga NASA tregon se shumica e njerëzve në botë vdesin nga ndotja. Sipas studimit ndotja e ajrit vret çdo vit 2.1 milion njerëz.
Ndërkohë, në rrjetet sociale me të madhe është duke u shpërndarë një video ku shihet se kush faktikisht është duke ndotur pamëshirshëm ajrin në rajonin e Pollogut./Almakos

Exit mobile version